Lionel Messi është gjithmonë e më larg Barcelonës me Manchester City-n të gatshëm të nënshkruajnë një kontratë 10-vjeçare me yllin argjentinas
Klubi anglez ka një plan të detajuar për këtë operacion dhe që në janar pritet të nisin negociatat për transferimin e Messit në Premier League.
Sipas planit, Messi mund të luajë disa sezone në Manchester. Pastaj, kur mosha dhe forma fizike të fillojnë të ndikojnë në performancën e tij, ai mund të kalojë në një kampionat më pak të kërkuar, por në një klub të menaxhuar po nga pronarët e City-t, shkruan “Times“, përcjell Ora News.
Bëhet fjalë për New York City në SHBA, Melbourne City në Australi ose Yokohama Marinos në Japoni.
Më pas, kur fituesi i 6 “Topave të Arta” të lerë futbollin, ka gati karrierën e re: ambasador botëror i grupit.
A do të pranojë Messi? Të presim e të shohim…