InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

JA NGA E KANË ORIGJINËN EMRAT E 12 MUAJVE TË VITIT DHE DOMETHËNIA E TYRE

8 Tetor, 2020
in InfoPress, Kuriozitete, Të ndryshme
A A
JA NGA E KANË ORIGJINËN EMRAT E 12 MUAJVE TË VITIT DHE DOMETHËNIA E TYRE

A e keni menduar ndonjëherë, se si kanë marrë emrat e tyre muajt e vitit? Ndërsa shënojmë kalimin e ditëve, javëve dhe muajve, pak nga ne do të ndalen ndonjëherë të pyesin, se nga vjen aktualisht sistemi ynë aktual i ndarjes së kohës. Në fakt, kalendari ynë modern është disa mijëra vjet i vjetër, që në kohën e Perandorisë së lashtë Romake.

Nga Helen Fletlej

Edhe pas rënies së Perandorisë Romake, kalendari romak përdorej ende nëpër territoret e saj të mëparshme gjatë Mesjetës së hershme. Megjithëse disa detaje kanë ndryshuar, sistemi ynë modern kalendarik është thjesht një version i këtij kalendari të lashtë, dhe trashëgimia jonë romake ka formësuar mënyrën se si flasim për datat dhe kohën. Ja se si morën emrat e tyre muajt e vitit.

Janari

Muaji i parë në kalendarin perandorak romak, është emërtuar sipas emrit të Perëndisë Janus. Ky hyjni i rëndësishëm romak, ishte Perëndia i Zanafillës së gjërave, dhe zakonisht përfaqësohej nga 2 dy fytyra, njëra që sheh para dhe tjetra pas.

Janusi ishte gjithashtu Zoti i portave dhe kalimeve, prandaj kishte kuptim që ai të zgjidhet për të përfaqësuar kalimin nga njëri vit në tjetrin. Dita e parë e janarit, ishte fillimi i Vitit të Ri, kur do të kremohet edhe festa e Janusit, duke shkëmbyer dhurata të ëmbla si fiqtë ose mjalti. Ëmbëlsirat  digjeshin në altar, si një ofertë për Perëndinë.

Shkurti

Ky muaj merr emrin nga ‘februa’, një festival i purifikimit, që mendohej se dëbonte shpirtrat e këqij nga qyteti i Romës. Në ditën e 15-të të muajit, do të zhvilloheshin një seri ritesh në të gjithë Romën, shumë prej të cilave përfshinin sakrifica ose rituale në formë paradash.

Ky festival njihej edhe si Luperkalia, dhe historiani romak Plutarku raporton se shumë të rinj në këtë ditë, do të parakalonin nëpër qytet të zhveshur, duke u shtërnguar duart grave dhe fëmijëve që ishin rreshtuar anës rrugëve. Kjo mendohet se shmangte shpirtrat e këqij, dhe madje mund t’i ndihmojë gratë të ngjizin ose të lindin fëmijë.

Marsi

Marsi është emërtuar sipas Marsit, Perëndisë romake të Luftës. Mendohet që ky muaj shënonte fillimin e periudhës kur ushtria romake do të përgatitej për sezonin e ardhshëm të fushatave ushtarake. Prandaj, ishte e rëndësishme të kremtohej Perëndia i Luftës në këtë kohë, dhe marsi ishte një periudhë ritualesh dhe festash, që do të siguronin sukses ushtarak.

Fillimisht, marsi ishte muaji i parë në kalendarin romak, i cili në atë kohë kishte vetëm 10 muaj. Megjithatë, për të parandaluar konfuzionin mbi datat, u shtuan edhe dy muaj (janari dhe shkurti), dhe fillimi i vitit u zhvendos në janar. Kalendari Julian, (i prodhuar nga reformat e Jul Çezarit në shekullin I para Krishtit), është versioni i kalendarit romak, nga i cili rrjedh edhe sistemi ynë modern i datave.

Prilli

Prilli është emërtuar pas muajit romak Aprillis, i përdorur si emër për muajin e katërt në kalendarin romak. Megjithatë, ka disa teori mbi origjinën e këtij emri. Një nga idetë më të njohura, është se Aprillis lidhet me fjalën latine ”aperire”, që do të thotë “të hapet”.

Prilli është muaji kur nisin të çelin lulet, dhe pranvera vjen me lulëzimin e saj të plotë, prandaj ka edhe këtë emër të veçantë. Megjithatë, të tjerë besojnë se prilli është emërtuar sipas Afërditës, perëndeshës greke të dashurisë dhe bukurisë. Ekuivalenti romak i Afërditës, Venusi, kremtohej tradicionalisht në prill, ndaj shumë njerëz besojnë se “prilli” u trashëgua fillimisht nga emri grek Afërditë.

Maji

Maj, muaji ku toka fillon të japë frytet e saj, është emërtuar pas perëndeshës greke të tokës, Maia. Ajo ishte perëndeshë e pjellorisë dhe bollëkut, prandaj është e lidhur me këtë sezon të ngrohtë dhe të bollshëm. Por poeti romak Ovid, ofroi një sugjerim tjetër për etimologjinë e këtij muaji.

Ai argumentoi se emri latin për majin, vjen nga termi “maiores”, që do të thotë “të moshuarit”, dhe që ishte në kontrast me emrin qershor, që vinte nga “iuniores”, ose “të rinjtë”. Ndërsa kjo etimologji e pazakontë, është sigurisht njëra nga mundësitë, ka pak prova të tjera që të sugjerojnë se kështu i morën emrat e tyre maji dhe qershori.

Qershori

Qershori është muaji kur bie mesdita, dhe lidhet me një nga hyjnitë më të rëndësishme të Panteonit Romak. Juno, gruaja e Jupiterit, kremtohet në qershor, dhe i jep emrin e saj këtij muaji të rëndësishëm. Juno njihej edhe si perëndeshë e martesës dhe në kulturën romake, fundi i qershorit shihej si një kohë veçanërisht e mbarë për dasma. Megjithatë, martesa para datës 15 së këtij muaji, cilësohej si një shenjë e keqe dhe zakonisht shmangej.

Korriku

Është muaji i parë në kalendarin romak, që është emërtuar sipas një personazhi historik: perandorit romak Jul Çezari. Reformat e tij, patën një efekt të qëndrueshëm në kalendarin romak, jo më pak sepse ai kishte një muaj të tërë që mori emrin e tij. Korriku fillimisht quhet “quintilis”, pasi qe muaji i pestë në kalendarin tradicional romak. Sidoqoftë, pas vrasjes së Çezarit në vitin 44 Para Krishtit, ky muaj mori emrin e tij, pasi ishte edhe muaji i lindjes së tij.

Gushti

Pasardhësi i Jul Çezarit, Oktaviani, nuk donte që të kalohej nga babai i tij adoptues, ndaj muaji pasues në kalendarin romak u emërtua me emrin e tij. Oktaviani u ngjit në pushtet, për t’u bërë perandori i parë i Romës, dhe në atë moment ai ndryshoi emrin e tij në August, që do të thotë “i shenjtëruar” ose “i nderuar”.

Augusti e emërtoi këtë muaj sipas emrit të vet, si pjesë e strategjisë së tij të auto-propagandës. Duke e mishëruar veten në kalendarin romak, do të ishte e pamundur që dikush të harronte, se sa i madh ishte ai në realitet. Megjithëse shumë udhëheqës të tjerë romakë u përpoqën të futeshin në kalendar, asnjëri prej tyre nuk e arriti këtë, dhe Jul Çezari dhe Augusti mbeten të vetmit individë njerëzorë që përkujtohen në muajt e vitit.

Shtator – Dhjetor

Muajt ​​e mbetur në kalendarin romak, kanë një etimologji më pak interesante. Ato janë thjesht emërtime numerike, sipas sistemit fillestar 10-mujor që ishte në fuqi para reformave të Julianit. Shtatori vjen nga termi latin “septem”, që do të thotë shtatë; tetor nga “octo”, që do të thotë tetë; Nëntori nga “novem”, që do të thotë nëntë; dhe dhjetor nga “decem”, që do të thotë dhjetë.

Të Lidhura

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com