Këto 7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre.

Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë këtyre 9 muajve.

Disa lloje peshqish

Gjatë shtatzënisë, është më mirë të qëndroni larg nga dy lloje peshqish:

–Peshku që dihet se përmban nivele të larta të mërkurit. Kjo përfshin peshq të mëdhenj si peshku-shpatë, peshkaqeni, toni dhe peshku skumbri mbretëror. Mërkuri ka qenë gjithmonë i lidhur me problemet e zhvillimit dhe problemet e trurit tek foshnjat.

Krapi përmban nivele të moderuara të mërkurit, kështu që duhet të konsumohet me kujdes – jo më shumë se 1 racion në javë.

 Peshqit e kapur në lumenjtë lokalë, përrenjtë dhe pellgjet pranë fabrikave të mëdha apo burimeve të tjera të ndotjes. Shembujt përfshijnë salmon, peshku blu, levrek, peshk shtizë dhe troftë. Ato mund të përmbajnë nivele të larta të bifenileve të poliklorinuara.

Djathi i butë

Këto lloje djathrash mund të përmbajnë E. coli ose listeri – bakteret që mund të shkaktojnë gjendje shumë të pakëndshme shëndetësore për ju dhe probleme serioze për shtatzëninë tuaj.

Zgjidhja: Zgjidhni djathrat e fortë ose konsumoni djathin e butë vetëm nëse jeni 100% e sigurtë se është bërë nga qumështi i pasterizuar.

Ushqime deti të tymosura

Këto ushqime të kripura nuk janë të sigurta nëse nuk janë gatuar në 74 °C. Ato mund të përmbajnë listeria monocytogenes – bakteret që shkaktojnë listeriosis, një gjendje e rrezikshme për ju dhe për të vegjlit tuaj.

Zgjidhja: Për të parandaluar listeriosis, mund të zgjidhni ushqim deti të gatuar në temperaturën e duhur.

Kefeina

Sasi të tepërta të kafeinës kanë qenë të lidhura me peshën e ulët të lindjes tek foshnjat, lindjen e parakohshme dhe madje edhe me dështimet, prandaj është e rëndësishme që të mbahet konsumi i saj nën kontroll.

Një filxhan kafe ose çaji në ditë konsiderohet i sigurt, por përpiquni ta mbani nën 200 mg. Dhe mos harroni se çaji jeshil dhe sodat gjithashtu përmbajnë kafeinë, prandaj mos lejoni që t’ju mashtrojnë.

Këshillë: Zgjidhni pije pa kafeinë dhe teinë. Në përgjithësi, uji dhe lëngjet e freskëta janë zgjedhjet tuaja më të mira.

Mishrat

Ju duhet të shmangni të gjitha mishrat e gatshëm për ngrënie, të njohur edhe si sallamëra, pasi ato mund të përmbajnë bakteret e listerias problematike për të cilën flitet aq shumë. Shembujt përfshijnë proshutat, salçiçet për sanduiç, sallamëra të tjera dhe hotdog.

Zgjidhja: Nëse nuk mund të hiqni dorë prej tyre, atëherë duhet t’i gatuani ato derisa të nxehen nën nxehtësinë rreth 74 °C.

Alkooli

Për fat të keq, alkooli që konsumoni mund të kalojë përmes placentës tek fëmija juaj në zhvillim. Dhe ndërkohë që trupat e të rriturve kanë fermentime të veçanta që ndihmojnë në shpërbërjen e alkoolit dhe nxjerrjen jashtë trupit, një fetus mund të ketë sasi shumë të vogël të tij ose i mungon plotësisht.

Alkooli ndikon në zhvillimin e qelizave dhe e bën të vështirë për ushqyesit dhe oksigjenin që të arrijnë objektivat e tyre në trupin e fëmijës suaj. Kjo është arsyeja pse nuk ka prova për momentin që edhe sasitë e vogla të konsumimit të alkoolit nuk janë të dëmshme gjatë shtatzënisë.

Fruta dhe perime

Ju lutem, mbani mend se ju mund të keni intolerancë individuale ndaj disa produkteve si banane, limon, domate etj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur se cilat ushqime duhet të shmangen në këtë periudhë të rëndësishme.