Koronavirusi i merr jetën farmacistit te Infektivi, luftoi njëzetë ditë me sëmundjen…

Ka ndërruar jetë një tjetër person nga Covid 19 në Korçë.

Abc News bënë të ditur se ka ndërruar jetë Romeo Zallemi 85 vjeç.

Ai ishte një farmacist i njohur në Korçë, ndërsa ka ndërruar jetë te spitali Infektiv në Tiranë.

85-vjeçari ishte i shtruar prej 20 ditësh, ndërsa nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.