Probleme për Barcelonën: Messi mund të humbasë tre ndeshje për fajin e Argjentinës

Pas një muaji luftë, Leo Messi është dorëzuar për pamundësinë për tu larguar e kështu ka ka nisur sezonin e 17 si futbollist i Barcelonës. Argjentinasi, në fakt, mund të fillojë me mungesë, për fajin e… Argjentinës. Në fakt, nëse do të thërritet për fillimin e fazës kualifikuese për Botërorin e Katarit, për shkak të paqartësisë mbi protokollin për të përballuar pandeminë e koronavirus, rrezikon të humbasë tre ndeshjet e para të la Liga.

Regullorja detyron klubet ti bëjnë disponibël lojtarët e tyre për kombëtaret e situata aktuale pandemike mund të bëjë që lojtarëve ti duhet të kalojnë një karantinë 14 ditore sapo të mbërrijnë në vend për të parandaluar shpërndarjen e infeksionit. Nëse Messi do të thërritet nga Albiceleste e duhet të kryejë karantinën, numri 10 duhet të mbërrijë në Argjentinë dy javë përpara ndeshjeve të kombëtares.

Ashtu si bën të ditur Mundo Deportivo, kjo do të thotë se Pleshti nuk do të jetë në dispozicion për debutimin në kampionat të Barcelonës së Koeman kundër Villarreal e në ndeshjet pasuese kundër Celta Vigo e Sevilla.