Dega e Partisë Demokratike në Shkodër deklaroi se Spitali Rajonal në qytetin verior është shndërruar tashmë në një vatër të infeksionit.
Sipas PD-së së Shkodrës, Spitali Rajonal është shndërruar në vatër të infektimeve nga nisja e pandemisë së koronavirusit.
Në njoftimin e Partisë Demokratike të qytetit verior thuhet se qytetarët janë lënë pa shërbime dhe të harruar.
Postimi i PD Shkodër:
PARTIA DEMOKRATIKE,DEGA SHKODËR
Sot, çdo qytetar i qarkut Shkodër nuk ka më siguri në jetën e tij të përditshme. Bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar i Shkodrës të ndjehet i pasigurtë.
Nëse një qytetar i thjeshtë,me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.
Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.
Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë,e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe.