Pa dyshim që bota do të funksionojë më mirë atëherë kur të gjithë të binden se edhe vajzat mund të kryejnë funksionet e meshkujve.
Jemi një shoqëri maskiliste që vështirë ta pranojmë këtë fakt, ama gratë kanë treguar që janë shumë të afta, plot vetëbesim, guxim, inisiativë, vullnet, në shumë raste më shumë se një burrë.
Gjithçkaje që prek gruaja i jep hijeshi, feminilitet, sensualizëm duke e kthyer diçka të thjeshtë në të jashtëzakonshme. Andaj duhet të ndërgjegjësohemi dhe ta lëmë botën në duart e vajzave.
Mos u trembni, vetëm kështu mund të shpëtojmë nga kolapsi që ka kapluar botën.
Një hap i madh do të ishte integrimi i vajzave sidomos në fushën e politikës. Kështu ato janë më të lidhura me popullin duke ngritur zërin për të gjitha problemet e tyre.
Enkelejda Rica është një vajzë e re laçiane e cila premton shumë. E thjeshtë, pozitive, sociale, e qeshur, intelektuale dhe e lidhur ngushtë me politikën, sidomos me padrejtësitë që i bëhen vendit dhe popullit.
Enkelejda lidhjen e saj me politikën e ka të trashëguar nga familja, të cilët prej vitesh kanë qenë simpatizantë dhe pjesë të së djathtës. Me një mori pjesmarrjesh në lidershipe, kongrese, protesta, të cilat kanë ndikuar në maturimin e saj profesional, sot janë kthyer në faktorë të rëndësishëm ndikues në poste të larta politike ku meriton të jetë.
Me një background të gjërë tashmë, si punonjëse e “Këshillit Bashkiak Lezhë”, “Kryetare e Forumit Rinor të PD, dega Laç”, “Kandidate për deputete” etj, sot meriton të jetë në gara më dinjitoze dhe serioze. Me pjesmarrjet e saj në trajnime si: Lidership Ideologji, Elita Politike Gazetari Komunikim Politik, FLD Akademia Politike, ka treguar se dija asnjëherë nuk është e tepërt.
Studimet e larta i ka kryer për: Shkenca Edukimi, Punonjëse Sociale dhe sot në moshën 27 vjeçare është bërë zëri i munguar i banorëve të zonës së saj (Kurbinit).
Në çdo rast ka treguar mbështetjen humane ndaj bashkëqytetarëve dhe ka bërë thirrje që të ngrihet zëri i tyre kundër pa drejtësive. Vajza të tilla meritojnë më shumë.
Meritojnë të vlerësohen, të besohen, të përkrahen pasi kështu janë në gjendje të sjellin ndryshime të mëdha. Politikanët shqiptar duhen çrrënjosur nga karriget ku kanë ngulur kthetrat. Populli duhet t’ju besojë të rinjve, të rinjve që tregojnë mbështetje, dashuri fhe përulësi ndaj popullit e politikës.
Nëse ne duam të ndryshojmë radikalisht, këta të rinjë janë zëri dhe politika e së ardhmes!