Basha reagon ashpër ndaj Ramës: Po provon çdo lojë të pistë politike për të fshehur dështimin ndaj koronavirusit…

Kryedemokrati Lulzim Basha, vijon sulmet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa thekson se ai po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë.

Kryedemokrati Basha ka biseduar sot me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, ku mes të tjerash iu ka prezantuar dhe planin e tij për t’i nxjerrë nga kriza e thellë.

POSTIMI:

Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.

Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.

Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI.