Ekskluzive/ Ilda Mërkuri: Si ka ndryshuar jeta jonë me ardhjen në jetë të Sofias!

Gazetarja dhe këngëtarja Ilda Mërkuri u bë nënë për herë të parë para pak ditësh. Lajmin e bukur, publik e bëri portali jonë. Sigurisht që asgjë nuk mbaroi apo u mbyll aty, përkundrazi, me ardhjen në jetë të Sofias vazhdon dhe interesi i madh publik në lidhje me jetën e Ilda Mërkurit. Pasi i dhamë pak ditë hapësirë, si nënë e re, me ngulm kërkuam një prononcim nga ana e saj në lidhje me jetesën në familjen e sapo krijuar. Ilda me shumë dashuri dhe respekt na mirëpriti dhe ashtu e buzëqeshur, e sinqertë, e dashur, pozitive ju përgjigj çdo pyetjeje të përgatitur nga gazetarja jonë.
Ndryshimet e mëdha, jetesa e re, familja, misioni si nënë, këndvështrimi ndoshta ndryshe mbi botën dhe jetën në përgjithësi, Ilda Mërkuri ju jep përgjigje në këtë intervistë ekskluzive. Për diçka ju sigurojmë, mëmësia ja ka rritur dozat e bukurisë dhe sharmit femëror. Duket më mirë se asnjëherë tjetër!


Intervista:
1- Ilda, çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj me lindjen e Sofias?

Të jem e sinqertë ka ndryshuar jeta jonë. Nëse më parë isha shumë e lidhur me Gonin (bashkëshortin) dhe gjithçka e ndaja me të, sot është ndryshe dhe gjithçka e bëjmë për Sofian. Pastaj për të ndryshuar kanë ndryshuar oraret e fjetjes, mënyra e të ushqyerit, kujdesi dhe vigjilenca është rritur më shumë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


2- Si e priti bashkëshorti lajmin e shtatëzanisë suaj?

Të them që u bë me krahë është pak. Ne kishim kohë që prisnim me padurim një fëmijë. Zoti deshi dhe na e solli tani. U lumturua dhe u gëzua pa fund. E them me plot bindje që sot ai ndihet i plotësuar në jetë si mashkull.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


3-Dimë që jetën tuaj e keni ndarë mes Tiranës e Romës, keni marrë një vendim se ku do të vendoseni përfundimisht?


Bashkëshorti im është rritur në Romë dhe ka ndërtuar çdo gjë atje, nuk shkëputet dot. Për momentin dua të jem në Tiranë, pasi unë jam një nënë e re dhe ndihma e mamasë time në rritjen e Sofias është shumë e domosdoshme. Mami im kujdeset shumë si për mua ashtu dhe për vajzën, nuk shkëputemi dot prej saj. Jeta jonë do të vazhdojë po njejtë, mes Romës dhe Tiranës.


4-E kujt ishte idea që vajzës t’ja vendosnit emrin Sofia?!


-Sofia, ja ka ven Goni emrin. Ka një kuptim të veçantë pasi rrjedh nga greqishtja e do të thotë “dituri”. Sofia personifikon: Temperament, vajzë e gëzuar, me fat, kreative, bujare, serioze, moderne, aktive, miqësore, etj. Është emër shumë domethënës dhe specifik, nderohet në botën e krishterë dhe muslimane. Kjo ishte dëshirë e Gonit, por as unë nuk kisha kundërshtime.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


5-Ilda, si e shikon botën dhe jetën tani që je bërë nënë?!


-Botën e shoh në familjen time. Për mua bota janë bashkëshorti dhe vajza ime. E jetën e shoh një sfidë për të qenë bashkëshortja dhe nëna ideale për të shtrenjtët e mi. Jeta dhe bota janë shumë të bukura kur ndihesh e plotësuar. Jam shumë optimiste, shumë pozitive dhe shumë mirënjohëse ndaj zotit për gjithçka.


6-A keni në plan fëmijë të tjerë? Doni të krijoni një familje të madhe?


-Njëherë të ambjentohemi si prindër të rinj. Është sfidë dhe për ne. Si është goca, çfarë ka goca, pse qan goca, pse s’qan goca, janë ende disa pyetje të cilat nuk duhet ti marrim me kaq stres. Sigursht që çdo fëmijë është i mirëseardhur dhe ajo gjë është në dorë të zotit. Për momentin po i dedikohemi plotësisht Sofias. Ne do të jemi dy prindër që do t’ju falim dashuri, ngrohtësi, mirëkuptim si një fëmijeje ashtu edhe disave.


7-Po gazetarisë dhe muzikës mendon ti rikthehesh?!


Shiko, të them të drejtën kam bërë qef me të dyja. Si me emisione, me plot 15 vite në radio, ashtu edhe me këngë. Muzika nuk ka qenë ndonjëherë prioriteti im. Kam bërë këngë për kënaqësinë time dhe të atyre që më mbështetën me vite. Por nëse është një projekt që ja vlen, pse jo, me shumë kënaqësi madje. Duhet të them se gazetaria mbetet profesioni im, të cilës i kam bashkangjitur dhe studimet e larta.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


8- Kjo periudhë sigurisht që nuk është e lehtë për ty, a e ke mbështetjen e bashkëshortit?!


-Mbështetjen e Gonit unë e kam në çdo gjë. Këtë ma ka treguar me vitet. Ne jemi një. Ai kurrë nuk ma lëshon dorën dhe më ka dhuruar të gjithë sigurinë e dashurinë e botës. Sigurisht Goni është shumë i impenjuar me bizneset e tij, i duhet të lëvizë shpesh, por në asnjë moment nuk është treguar neglizhent. Ne konsultohemi dhe marrim bashkë çdo vendim. Tashmë objektivi ynë është ta mbajmë familjen r re sa më të lumtur.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


9-Ju keni shumë vite me bashkëshortin tuaj, cili është sekreti i kësaj marrëdhënie kaq jetëgjatë?!


-Dashuria e pakufijshme. E sigurisht sinqeriteti, besimi, komunikimi, toleranca. Ne me njëri-tjetrin jemi vetvetja, të pa frustruar dhe kjo ka ndikuar për mirë në marrëdhënien tonë. Ne nuk dim të bëjmë pa njeri tjetrin. Dashuria është mirësi, forcë. Dashuria të bën njeri më të mirë. Ndaj duhet vrtëm të dashurojmë.


10- Çfarë mesazhi do të jepnit për nënat e reja ?!


-E para e punës të mos heqin dorë nga vetja dhe ëndrrat e tyre. Me mirëorganizim dhe mbështetje mbahet edhe familja edhe vetja edhe karriera. Nënat e reja nuk duhet ta përjetojnë me stres gjithçka ka të bëje me bebin. Sikurse dhe bebi edhe ato kanë nevojë për përkujdesje. Më kryesorja, diçka që unë e them gjithmonë: Zoti, mos lëntë grua mbi tokë pa bërë nënë. Mëmësia është misioni më i bukur.


Intervistoi për InfopressAlbania: Era Dushi!