Nga Sara FRROKU
Nje nder arsyet kryesore qe levizjet feministe te shekullit te kaluar luftuan kaq shume per perfaqesim politik te grave eshte se hallet e nje femre mund ti dije vetem nje femer. Ne ja qajme hallin njera-tjetres shume me mire sec mund te na e qaje gjinia tjeter dhe grate deputete jane aty ku jane per tu bere zeri i halleve tona, per te reaguar kur shohin shtypje te dinjitetit te vajzave ne Shqiperi.
Jo me kot ne shume vende vendosen kuota qe te kete sa me teper gra ne parlament. Qellimi kryesor i ketyre kuotave eshte qe 50% e shoqerise te kene perfaqesim ne vendimarrje e jo sepse rrogen e majme te deputetit duhet ta marrin dhe ca gra e jo vetem burra. Ja pra pse ato 36 gra jane aty ku jane.
Nje grua normalisht do te indinjohet me shume se sa nje burre nga perdhunimi i nje 12 vjecareje per 3 vite rresht,nga shantazhimi qe i behet asaj me ane te nje videoje qe shperndahet,nga presioni qe i ushtrohet per te kryer marrdhenie te padeshiruara nga 3 te rinj te tjere. Keshtu supozohet te jete. Nje grua duhet te indinjohet shume me shume e jo shume me pak.
Pse sot grate ne parlament rrine te heshtura dhe ne hije e nuk behen zeri i gjithe atyre te miturave te shumta qe dhunohen. Pedofilia edhe pse nje krim monstruoz ne Shqiperia denohet vetem me 4 vite. S’duhet harruar dhe fakti qe pedofilia mban numrin me te larte te krimeve qe perseriten mbasi krimineli del nga burgu. Nje hajdut mbasi ka vuajtur denimin dhe mund te ndodhe te mos vjedhe me,nje vrasesi dhe mund ti ndodhe te mos vrase me, ama nje pedofili me shume mundesi i ndodh te vazhdoje te jete pervers i ndyre deri ne fund te jetes.
Ne vendet jashte ka nje database per kriminelet qe kryejne vepra te tilla ne menyre qe dhe kur personi te dale nga burgu dhe te zhvendoset ne nje tjeter qytet ku nuk e njohin njerezit te informohen se me ke kane te bejne dhe ti mbajne larg femijet nga ai. Pse grave deputete nuk po u ndihet zeri pikerisht tani qe duhet tu ndihet me shume se kurre? Besoj se e dine qe nuk jane aty per ti thene Lona-ve te nxjerrin pak shalen gjate seancave. Nese nuk mbrojme kauzat e perbashketa emagjino per kauzat e te tjereve cfare mund te bejme.