Albina Deda: Jo vetëm testim në masë, por dhe siguri në testim

Albina Deda

Në shumë raste të studiuara nga zona me Covid 19 tamponi ka dal negativ tek pacientët me një klinikë për covid19 dhe madje në raste të përkeqësuara të spitalizuara deri në humbje të jetës!

Kjo ka lidhje kryesisht me mënyren e marrjes së tamponit.

Tamponin nazofaringeal nuk e marrin dot ndonjëherë korrektësisht edhe specialistë të ORL, pasi shpesh ka devijim nga hipertrofia dhe nuk arrijnë dot nazofaringun.

Prandaj rëndësi do të kishte kryerja e 2 tamponeve pasi kjo do te ishte ideale, tamponin nazofaringeal dhe atë orofaringeal!

Ka raste që personeli nuk arrin të bëj tamponin siç duhet për një kulturë të thjeshtë fyti jo më të shkëpusin qeliza epiteliale!

Edhe pacientët klinikisht në oromykozë, në pjesën më të madhe laboratori e nxjerr negativ.

Edhe pse rekomandimet ndërkombëtare rekomandojnë tamponin nazofaringeal, pra sa më thellë në hundë ku ka ndjeshmëri më të madhe, më e sigurtë është të shoqërohet dhe nga tamponi orofaringeal, pra 2 tampona te i njëjti person, sepse kjo e rrit sigurinë e testit, pra kjo do ishte idealja.

Prandaj duhet sa më shumë teste, saktësi në marrjen e tamponëve dhe mbrojtja e personelit mjekësor në maksimum, pasi ata mbeten aset i pazëvendësueshëm!