Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori padinë për bashkinë e Pukës, pasi janë gjetur shkelje dhe parregullsi ligjore, gjatë kryerjes së tenderave publike.
“Gjatë auditimit të Bashkisë Pukë u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik,, thuhet ne njoftimin e KLSH.
Në njoftimin e bërë publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka renditur dhe shkeljet, duke evidentuar fushën e prokurimeve publike, si më problematikën, gjë që tregon se kryetari i kësaj bashkie favorizon në prokurimet publike klientelën politike dhe të lidhjeve të tjera.
Bashkia Pukë, për sa i përket zhvillimit të 4 procedurave të prokurimit ku është konstatuar se:
Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Rrape”, me fond limit 34,594,481 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (7 të skualifikuar dhe 2 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33,503,495 lekë.Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitimi i shëtitores Gjegjan”, me fond limit 15,000,000 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (6 të skualifikuar dhe 3 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 12,460,515 lekë. Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i shkollës së mesme “Sabah Sinani”, me fond limit 26,923,616 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 5 (pestë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (4 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 22,967,096 lekë.Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitim i Rrjetit Ujitës te Ujëmbledhësit Kukaj, Dega Luf” Pukë”, me fond limit 25,828,429lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 12 (dymbëdhjetë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (11 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 25,333,350 lekë.
/Infopressalbania/