Më 22.02.2020 në qytetin e Lezhës promovohet “Lahuta e Malcìs” e Gjergj Fishtës, në gjuhën frënge, përkthyer nga Abidin Krasniqi.
“Lahuta e Malcìs” njihet nga katër kombe të mëdha, pasi gjuhët në të cilat është përkthyer janë: Gjuha gjermane, gjuha angleze, gjuha italiane dhe së fundi gjuha franceze.
Ky promovim dhe ky aktivitet, nuk mund të kishte kuptim, pa pjesëmarrjen e gjakut të At Gjergj Fishtës, pasardhësit e tij, arsimdashës dhe shqiptardashës si AI.
Promovimi i datës 22.02.2020 i “Lahutës së Malcìs” në gjuhën frënge, u mundësua nga gjaku i origjinës At Gjergj Fishtës Besnik Paci, nga Domgjoni i Mirditës, nga historiani Paulin Zefi, me pjesëmarrjen e fëmijës FENOMEN Niko Prendi dhe Jerinës fishtjane Orjeta Domgjoni