Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka injoruar ftesën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ditën e djeshme kryeministri Kurti i dërgoi një letër Thaçit ku kishte vendosur 3 orare të ndryshme për takim me të.
Kurti ka kërkuar takim për të harmonizuar qëndrimet e politikës së jashtme para Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Në letër kryeministri i ka thënë presidentit thotë se politika e jashtme është ajo që duhet të na bashkojë.