InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

DEDIKIMI SPECIAL I ISH-DEPUTETIT NDOCAJ PËR 3 “VAJZAT” E TIJ!

14 Shkurt, 2020
in InfoPress, Lifestyle
A A
DEDIKIMI SPECIAL I ISH-DEPUTETIT NDOCAJ PËR 3 “VAJZAT” E TIJ!

Me rastin e 14 shkurtit, “Ditës së të dashuarve”, ish-deputeti Eduart Ndocaj, përmes një postimi në facebook, ka shprehur gjithë dashurinë e tij të madhe për tre “vajzat” e tij, siç i quan ai.

“Dashuria, mund të jetë zgjidhja e fundme e të gjitha vështirësive“-shprehet “kaubojsi” në dedikimin e tij, duke shprehur kështu raportin special që ai ka me familjen dhe me vlerat e saj si institucion mjaft i rëndësishëm për të cilat ish-deputeti nuk kursehet asnjeherë të bëjë mesazhe dedikuese dhe me plot dashuri.

Ish-deputeti, përmes këtij mesazhi dedikuar bashkëshortes dhe dy vajzave të tij, shfaqet me një profil mjaft dashuror dhe tejet atëror, duke dëshmuar modelin e një prindi dhe bashkëshorti të përkushtuar.

ME 3 VAJZAT E MIA GEZUAR SHEN VALENTININ.
Dashuria mund të jetë zgjidhja e fundme e të gjitha vështirësive, problemeve dhe mundimeve të njeriut. Pra, si do t’ia bëjmë për të zbuluar se ç’është dashuria? Duke u mjaftuar me përkufizimin e saj? Kisha e ka përkufizuar në një mënyrë, shoqëria në një tjetër, e kësisoj ekziston një numër i madh devijimesh dhe interpretimesh të gabuara.
Të adhuruarët e dikujt, të fjeturët bashkë, shkëmbimi i emocioneve, miqësia – vallë, kjo është ajo që ne mendojmë se është dashuri? (…) Dashuria mund të ndahet në të shenjtë dhe në profane, në njerëzore dhe në hyjnore, apo ekziston vetëm dashuria? Dashuria i përket ndokujt, dhe jo shumë njerëzve? Nëse them, “Të dua”, mos vallë kjo e përjashton dashurinë e tjetrit? Dashuria është personale, apo jopersonale? Morale apo imorale? Është diçka intime, apo jo? Nëse e doni njerëzimin, a mund ta doni edhe të veçantën.

Dashuria është një ndjenjë? Është një emocion? Është kënaqësi? Është dëshirë? Të gjitha këto pyetje tregojnë – është apo s’është e vërtetë?- që ne kemi ide mbi dashurinë, një ide mbi atë që duhet e s’duhet të jetë; një model ose një kod të krijuar brenda kulturës në të cilën jetojmë. Kështu, për të thelluar çështjen se ç’është dashuria, pikësëpari do të na duhet të çlirohemi nga ndryshku i shekujve, t’i lëmë mënjanë të gjitha idealet dhe ideologjitë, mbi çka duhet e çka s’duhet të jetë. Të ndarët e çfarëdolloj gjëje, në atë që duhet të jetë e në atë që është, përbën mënyrën më gënjeshtare e të jetuarit.

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025
Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”
Lifestyle

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”

13 Shtator, 2025
Studimi: Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen
Lifestyle

Studimi: Nxehtësia ekstreme shpejton plakjen

3 Shtator, 2025
Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025
Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025
Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“S’ka njeri që më ndalon!” Enxhi Nasufi reagon për herë të parë pas sherrit me Neada Muçajn
Show Biz

“S’ka njeri që më ndalon!” Enxhi Nasufi reagon për herë të parë pas sherrit me Neada Muçajn

28 Nëntor, 2025

Një ditë pas ndarjes nga jeta/ Vërshojnë komentet në këngën “VALLE KOSOVARE” të Shpat Kasapit: Nuk arrita të të ftoja në dasmë…
Show Biz

Një ditë pas ndarjes nga jeta/ Vërshojnë komentet në këngën “VALLE KOSOVARE” të Shpat Kasapit: Nuk arrita të të ftoja në dasmë…

27 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 27 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 27 Nëntor 2025

27 Nëntor, 2025

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com