Historia, kanuni, kângët dhe vallet, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë tradicionale shqiptare

Nga Dr. Rovena VATA

Tri monumentet e mëdha të kulturës shpirtërore të shqiptarëve janë: Historia e Skënderbeut e Marin Barletit, Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kângët kreshnike.


1-Barleti është autori i pastër i saj, aq më tepër që vepra është ndër të parat për Skënderbeun dhe autori nuk kishte mbështetje në dokumente të shkruara, por të dhënat e parashtruara në vepër i mbështeste në ato që kishte dëgjuar e parë vetë dhe në ato që kishin dëgjuar e parë protagonistët e ngjarjeve apo dëshmitarët e tyre.

2-At Shtjefën Gjeçovi me punën e tij rreth 30-vjeçare, ai mblodhi përvojën kanunore në popull e krahinë, për të krijuar një vepër të strukturuar si dhe me një sistem të lartë vlerësimi. Kanuni përmban rregulla të jetës e të sjelljes, të besimit e të vdekjes, por, mbi të gjitha, është një vepër mbi të drejtën qytetare (civile), të drejtën universale, e cila është mbështetur mbi jetën autentike.

Kjo e fundit ka të bëj me mendimin e At Gjergj Fishtës, që në Parathënien e Kanunit të Lekë Dukagjinit, ku Fishta shprehej se ligjet moderne duhet të zbatohen në kanunet vendëse. Fishta ishte i mendimit se në bazë të kulturave tradicionale, duhet të bëhen klasifikimet e kulturave të popujve, madje Fishta shkonte deri në propozimin e radhës, se duhet ndërtuar një rend klasifikues e vlerësues i këtyre kulturave.


Teksti i Kanunit është popullor, mirëpo Gjeçovi ka autorësinë, jo vetëm se e ka sistemuar veprën, por së pari, bëri të mundur kthimin e një teksti, nga i folur në të shkruar.


3-Kángët kreshnike janë krijime popullore-gojore, duke qenë vepra kolektive, që rrinë të gjalla në kohë, ato kanë në vetvete edhe shenja të kohëve të ndryshme.
E gjitha kjo sa për parantezë, duke u kthyer te “Kulshedra e Ballkanit”, i njohur në popullin e tij Heroi ynë Kombëtar, ku më 17 janar 2020 përkujtuam 552 vjetorin e vdekjes së tij.


Skënderbeu përfaqëson “Motin e madh të Arbërit”, ku studimet historike dhe ato evropiane, pranuan misionin e tij të lartë si “mbrojtës i denjë i Ballkanit” apo “kalorës i lirisë” dhe “mbrojtës i krishtërimit”.


“Vallja” e trimave të Skënderbeut përfaqësonte në vetvete vëllazërinë dhe ishte simbol i qëndresës së pamposhtur. Vallja ishte rit i kohës së fiseve për të qenë të bashkuar dhe shprehte trashëgiminë shpirtëtore.
Kjo valle kishte motive epiko-luftarake dardane, e sidomos në atë të qëndresës, ku gjatë interpretimit të kësaj valljeve dallohen momente të gadishmërisë së luftëtarit për tu ndeshur sa më parë me armikun, me një vendosmeri për jetë a vdekje.


Në psikologjinë e popullit, kjo valle konceptohet si një mënyrë e të lëvizurit horizontal mbi tokën, të kapur dorë më dorë, gisht më gisht apo krah më krah.
Kjo valle shprehte mendësinë tipike shqiptare, psikologjinë, vallje e cila tregonte çështje karakteriale, brumosjen botëkuptimore shqiptare, të trashëguar nga shumë shekuj paraardhës e deri në ditët e sotme.


Prifti italian Di San Giuliano, Laipcig, më 1913 do shprehej:
“Të gjitha këto privilegje më shumë i gëzonte Shqipëria Verilindore. Te këta shqiptar ishte shumë e zhvilluar ndjesia e lirisë personale, të cilët që nga koha e katërgjyshëve Ilir, ishin të gatshëm të kundërshtonin çdo disiplinë të dhunshme, çdo fyerje personale të vet personit. Ata edhe kur flinin i mbanin armët me vete”- e përmbyll mendimin për shqiptarët prifti italian.