Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpetim Axhami përmes një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, e ka cilësuar situatën në vend tejet shqetësuese dhe aspak normale, deri në kufijtë e të papranueshmes, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë shqiptare dhe kryeministrin e vendit si shkaktarin kryesor.
Axhami, në deklaratën e tij, ka nënvizuar se keqqeverisja është burimi i kësaj situate, e cila në këtë fillimvit ofron një bilanc lufte me disa të vrarë, ku krimi dhe pasiguria janë rritur së tepërmi.
Kryelegalisti, nuk ka hezituar të apelojë forcat progresiste të opozitës, duke theksuar me forcë faktin se: është detyrë e jona, e opozitës, për të reaguar sa më parë, me të gjitha format demokratike kundër kësaj situate në ndihmë të qytetarëve.
Gjithashtu, në deklaratë, është shprehur dhe qëndrimi i kësaj force politke në raport me debatin mbi sistemin zgjedhor, ku sipas legalistëve duhet vënë theksi tek gjetja e mekanizmave për të bërë të mundur demokratizimin e brendshëm të çdo subjekti politik.
Për PLL, çdo makinacion në kurriz të deformimit të votës, duke mohuar vullnetin e qytetarve do të jetë i papranueshëm dhe për këto forumet e partisë, do të dalin me vendime të duhura në kohën e duhur“, -shprehet në fund të deklaratës së tij kryetari i PLL, Shpetim Axhami
Kjo keqqeverisje është shkak kryesor dhe i vetëm i saj, por është detyrë e jona, e opozitës, për të reaguar sa më parë, me të gjitha format demokratike kundër kësaj situate, në ndihmë të qytetarëve.
Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, për PLL, kjo është dhe do të ngelet një çeshtje primar në vazhdimësi, kjo sepse:
Duhet të bëhet e mundur me patjetër, demokratizim i brendshëm i çdo subjekti politik.
Çdo qytetar perveçse, në zgjedhjen e subjektit duhet tē ketē mundësi edhe për alternativë kandidati pēr të votuar.
Për PLL, çdo makinacion, në kurriz të deformimit të votës duke mohuar vullnetin e qytetarve do të jetë i dënueshēm dhe për të forumet e partisë do të dalin me vendime të duhura në kohën e duhur.