Pas Veselit, thirret në Hagë ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale me qender në Hagë.

Lladrovci, i cili aktualisht është kryetarit i Komunës se Drenasit e ka marrë sot ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale.

Lajmin se është ftuar nga Specialja e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, ka shkruar Lladrovci.

Ndërkhë, dje ftesë nga Specialja ka marrë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.