InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

RRËFIMET E FADILIT DHE HUSEINIT PARA VDEKJES !

16 Shtator, 2019
in Kulturë, Të ndryshme
A A
RRËFIMET E FADILIT DHE HUSEINIT PARA VDEKJES !

Shkruan  Nafi  Çegrani

,,Këtë  që  t’a  them edhe njëherë ndoshta është e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mundem,sepse dora më dridhet. Më herët u kam shkruar edhe gjykatave dhe organeve të tjera të jurisprudences, por nuk i kanë marrë parasyshë.Përgjigje nuk kam. E di pse? Sepse edhe ata e dinë se janë akuza të kurdisura me mashtrime e dallavere e dajak. Janë dënuar njerëz të pafajshëm në process të montuar. Atëherë bënë kërdi dhe ushtruan dhunë e terror edhe policia hetuese edhe gjykata. Pasojat janë të rënda. Dhimbjet  nga rrahjet ishin të padurueshme, edhe brenga njashtu. Sepse nuk dinim përse kërkonin nga ne të bënim akuza të rreme dhe shpifje, ata kishin plan për çfarë i bënin gjitha ato akuza e trillime,mashtrime dhe detyrime të dhunshme, të thush gënjeshtrën kinse ishte e vërtetë dhe të akuzoje të tjerët të pafajshëm, sidomos të ju akuzonim juve,Nafi Çegrani. ,,Këtë duhet ta bëjsh me doemos, sepse ky është urdhëri, e ju e keni detyrë!”- më thonte shpesh inspektori hetues Ante Bernada nga SPB të Bugojnës. Nëse nuk e bëje këtë, atëherë duhej të akuzoja edhe veten nga malltretimet dhe dajaku. Isha vetëm në qelinë e burgut… Hyri gardijani ,,Kesha,, dhe më tha që të përgatitesha. Kishin ardhur të  më merrnin xhelatët, inspektorat e Bugojnës dhe lidhur në pranga do të më dërgonin atje, në kasaphane ku tmerri ishte vdekje dhe vdekja tmerr…Gjersa më çonin me një veturë lidhur, kaloja bri kodrash e malesh, gryka e shpatije  me drunj e shkurre. I luta inspektorët që të më lejonin të zbrisja nga vetura e tyre, dhe të afrohesha pranjë një dëllinje, aty ta griposja vendin dhe të futesha i gjallë në varr, vetëm mos e përjetoja terrorin që ma bënin në bodrumet e SPB të Bugojnës Ante Bernada, shefi i tyre Fikret Bradariq dhe të tjerë. Sa herë që më merrnin në pyetje dhe më ndëshkonin, ishin të dehur dhe me vete mbanin shishe me raki.

Po t’i them këto gjëra që t’i dish, Nafi. Mbaji mend sepse, shpirt mbajmë e nuk i dihet, mund që edhe të vdes!Mendjen e kisha të turbullt nga pagjumsia, nga  rrahjet dhe ëndrrat e këqia. Sikur më ndiqnin gjermanët, që të më vrisnin. Iknja me vrap. Ata më ndiqnin. Iknja përsëri. Në një çast u gjende edhe ti pranë meje. Dhe iknim bashkë. Pastaj u ndamë. Fundja u gjenda i ndjekur nga njerëzit tanë. Prapë gropa, puse, gremina, male të thepisura dhe gryka të prera. Sikur iksha nga burgu i Zenicës , apo nga ndonjë burg tjetër me mure të larta si një  kala e çuditshme, e fortifikuar me tela me gjemba. Në një sterrë të kalasë, e cila më dukej se mund të ishte edhe  kishës, e unë kërkoja ndihmë nga priftërit, i lusja që të më mshifnin dikund sepse më ndiqnin ushtar gjerman, që donin të më mbysnin. Madje nga ato  ndjekje tmerri dhe frike, kërkonja ndonjë shtëpi  ose kasolle për t’u fshehur, por  nuk e gjeja dot.
Isha i zbathur, i zveshur. Dikush më thirri në gjuhën sllavokroatishte: ,, Stoj, Fadile! Stoj, pucam !“ (Qëndro, Fadil! Ndalo se të qëlluam!) ,,Uhvatili smo te!” (Të zumë)”. Më rrethuan sit ë ishin kordon  hienësh në pritë kur vërsulen pas gjahut, më zunë dhe po më shpinin të më vrisnin duar lidhur dhe një shami të zezë m’i kishin mbyllur  sytë. Unë qeshnja. Kisha qef të më vrisnin… Dhe ja, u gjenda në burg. Shumë njerëz. Midis tyre  Hajrullah Huseini. Por, edhe ky sikur  e kishin mbyt në burg!Sikur kufomën ia çonin dikah turrma e njerëzve të panjohur. Thash me vete:a thua, vallë vetë ka vdekur ose e kanë vrarë? Disa të burgosur e shikonin  me dhembje. “Si u bë kështu, o  Fadil, e paskan vrarë Hajrullahin? Ç’ke bërë ti, përse duan edhe ty të të vrasin?”

 “Nuk di! Por, këta duan përmes meje ta pushkatojnë edhe Nafi Çegranin”.

“Shiko këtu,- më tha njëri prej tyre,- ti nuk ke përse ta fajsosh Çegranin, sepse  ai nuk ka në dijeni për këto akuza që ia kanë kurdisur”!

,,Po,-thashë, por ata e akuzojnë përse ka ikur në Amerikë dhe kinse e paska tradhtuar UDB-në dhe Jugosllavinë!”- u mundova t’i bindja, por më kot.

,,E nëse Nafiu  paska ikur në Amerikë, kjo nuk është puna yte. Çfarë ke tit ë përzihesh në këto punë.Ti mos e merr në qafë, mos u bën vegël dh eta dënojnë njeriun përmes teje, se ai nuk ka vrarë askend, more vesht”.

,,Po, po,-thashë,- e kuptoj. Por,këta që më ndjekun pas, duan ta pushkatojnë Nafiun, dhe duan që të më detyrojnë me shkopinj gome që unë ta nëshkruaj deklaratën e rrejshme të cilën e kanë formuluar vetë Ante Bernada dhe Fikret Bradariqi…Dhe, ata më kanë dhënë  ca shkresa të shkruara bukur me makinë dhe më thanë:,, Ja, kjo është një akt akuzë dhe me këta do ta dënojmë Nafi Çegranin. Kjo ka rëndësi dhe është punë e interest të shtetit, ti nuk ke përse të çajsh kokën!,, (duke më dhënë në dorë ca deklarata të tjera. Më quanin,madje njeri të tyre. Më thoshin se kisha bërë një punë të mire, e kjo për ta  akuzuar dhe dënuar Nafi Çegranin, qenka punë ër çfarë do të më shpërblenin me shumë para dhe do të siguronin një apartaman dhe locale diku në qendër të Shkupit.

 ,, Nafiu është agjent i CIA-s amerikane, dhe ka tradhtuar UDB-n  andaj edhe duhet pushkatuar. Detyra yte është e karakterit sekret dhe direktive që ti vetë me gojën tënde ta akuzosh Nafi Çegrani!”- më thonin vazhdimisht, dhe nëse nuk e bëja këtë, atëherë më kërcënonin duke më thënë se ,, e dija çfarë më priste,, nëse më çonin përsëri në  ,,therrtoren,, e Bugojnos.

Nuk dija çfarë të bëja dhe sit ë veproja. Por, besom, dajaku nuk durrohej. Ata nuk donin të thoja të vërtetën se Nafiu nuk ka faj, ai është edhe intelektual dhe nuk ka ndonjë lidhje për ndonjë ,,vrasje,,! Atëherë e kasha edhe më keq: më shkilnin me këmbë, më mshonin me shqelma dhe grrushta, me shkopinj gome gjer në alivanosje.

 Më  erdhi keq për ty, Nafi. Por, besom, isha i detyruar të gënjej,ashtu siç kërkonin prej meje. E di se nuk je fajtor. Për  ato që kam deklaruar rrejshëm,më vret ndërgjegjadhe nukdi si do tëvdes…Ku do shkon shpirti im? Të lutem, falëm për të gjitha marrinat që kam drejtuar ndaj teje.Por,e di se ti nuk je ashtu siç të akuzuan gjykata dhe klika e Ante Bernadës, Bodul Nikicës, gjykatësit e Zenicës Tihomir Baboviqi, Sulejman Kapetaniviqi dhe prokurorët  e UDB-së  me shokë.Të kam marrë në qafë  dhe… le të vendosin të më vrasin edhe mua, unë haptas deklaroj se çdo gjë është e kurdisur ndaj teje, dhe ti nuk ke bërë asnjë krim,do të thoshte në rrëfimin e tij para vdekjes Vahedin Ramadani – Fadili nga fshati Çajlë e Gostivarit.

… Prapë u gëzova për pohimet e tija dhe thash me vete : ,,do e fali. Sepse, fundja, do të vdese, i kanë enjur nga dajaku. Nuk e ka për gjatë. Ndoshta me faljen time do e ketë më lehtë në botën tjetër. Do të shpëtoi nga gjynahet që ka bërë me vetëdije,me vetëdëshirë ose pa to. ,, …Jeta ime ka qenë shumë e turbullt, e ngatërruar, sidomos gjatë hetuesisë dhe procesit të Zenicës,-do të thotë Vahedini. ,, Edhepse të dënuan, por,  sa mirë që je ky që je, faqebardhë dhe i pastër dhe nuk të ka dënuar Zoti,por disa njerëz ndjellakëqinj dhe me shpifje”.

Plotësisht e kuptoja Vahedin Ramadanin,ose edhe Hajrullah Huseinin nga fshati Llakavicë, sepse atë terror që përjetuan në burgun e Zenicës,ishte tmerr, sajonin shpifje me metoda kriminale që nuk u vinin afër as ata të Gestapos. Kur njeriu është shumë i  lënduar psikofizikisht dhe në aspektin moral dhe të dinjitetit të tij, është i mërzitur dhe e vret ndërgjegja, vdekja është shpëtim: nga dhembjet fizike e shpirtërore. Që të dyja janë të rënda. ,,Ti e di sa dhembje të tilla kam pasur në kohën e fundit, kur nga SPB të Bugojnës as i gjallë e as i vdekur, pasi  më dërguan në spital që të ma shpëtonin jetën, duke më dhënë infuzione, më detyronin që të them se kinse, Nafi Çegrani na ka ,,urdhëruar,, që ta likuidonim vajzën e gjeneralit,Melihe Deliq. ,,Ky është urdhër nga ,,lartë,, dhe patjetër që duhet të mbaroi kështu, e ti Huseini bashkë me Vahedin Ramadanin do ta akuzoni Nafiun për  ,,vrasje,, e ju do e keni mëlehtë, sepse jeni nën mbrojtjen tone!?!,,’ vazhdonte me dallaveret e tija djallëzore, shoviniste dhe në baza nacionale inspektori famkeq Ante Bernada,icily edhe ishte kryesori në montimin e këtij rasti . Njëra ndër hallet e mia është  si pasojë e tyre  që unë as tani nuk jam i zoti të punoj, të krioj, të paguaj bukën  e gojës, ose të kemë një ndihmë që të më jep shtet për fëmijët, nuk kam. Do vdes në mjerim dhe vuajtje. Unë s’kam qënë e s’dua të jem kurrë parazit, as të bëhem vegël e dikujt, siç kërkonin nga unë Ante Bernada dhe Sllobodan Stankoviq që të bëja akuza të rreme ndaj vetes dhe të tjerëve, e sidomos ndaj teje, sepse ty të mbanin në sy,duke thënë se e kishe tradhtuar UDB dhe je arratis në Amerikë. Dhe se për këtë ata dyshonin se je agjent i CIA-s dhe kishin plan të të dënonin me pushkatim ! Edhe Ramadanin bashkë na dënuan dhe nuk na dhanë as gjë nga premtimet që na kishin thënë,,- më tha Hajrullah Huseini me lotë në sy dhe vazhdoi:
,,… I di  dhe i numëroj ditët e netet e mija. Sëmundjet dhe brengat më brehnë, më hëngërn, aq më shumëmë bren nërgjegja Brenda në shpirt sepse në hetuesi të kam akuzuar rrejshëm, Nafi, kam gënjyer siç më detyronin inspektorët. Unë e shoh tani vdekjen si një lirim nga dhembjet dhe ndërgjegja  që ma kanë rënduar me dajak gjatë hetuesisë së kurdisur në Zenicë të Bosnës, andaj kërkoj falje nga ty, se nuk dua të vdes me mëkate !-përfundon Hajrullahi.

Disa njerëz  i dinë përpjekjet e mija që kam shkruar  kundër   akuzave të montuara lidhë meProcesin e inskenuar të Zenicës nga 1981. Por, as gjykatat nuk dëshironin ta shikonin të vërtetën në sy dhe të ndanin drejtësi. Andaj u dënuan njerëz pa faj,  dhe me trathëti, sipas asaj që i kishin detyruar inspektorët e lartë përmendur, duke u shërbyer  qëllimeve të veta karieriste e kriminale që bën në emër të ligjit si persona të autorizuar,por  të prishur moralisht dhe pa shpirt njeriu. Tani jeta shkoi, nuk kthehet dot, nuk ndriqen  dot as gabimet e tyre, sepse pasojat janë të mëdhaja. Të kalosh vite e vite i pafajshëm në burg, është tmerr dhe e çuditshme. A thua është e mundëshme të ndodh një gjë e tillë, mund të pyese njeriu. Po, e mundëshme dhe unë torturrën e vdekjes e kam ndje në trupin dhe lëkurën time, kur më thonin :,,Videcesh, ce da se uverish kako Musa  zhdere jarca !,, (Do shikosh dhe bindesh se si Musa rrjep cjapin).

SPB në Bugojno me xhelatët aty ishte për ne që na dënonin si shqiptarë në baza nacionale, ishte kasaphane   me mure të përgjakur nga viktimat!,,-vazhdon rrëfimi  rrënqethës i Hajrullah Huseinit.

Unë njashtu mendoja me vete:

 ,,…Do të më njohë dhe do të më kuptojë dikush, të paktën pas vdekjes? Nuk di. Desha të më kuptonte dhe njihte jo për nder e lavdi, po që fëmijët e mij, të cilëve u le trashëgim  shkrimet, punën dhe ëndrrat e mija, të mos vuajnë për bukë sa janë të vegjël, të ndjekin studimet dhe të gjejnë udhën e tyre në jetë.Të  tilla mendime venin e vinin gjersa qëndroja në qelinë skëterë nr 29 ose atë  nr 31. Gjatë gjithë jetës isha i përkushtuar punës, studimeve, drejtësisë dhe ndershmërisë sime sepse kasha dinjitetin dhe krenarinë time,me edukatën fisnike të popullit që i takoj.
Jam i sigurtë se po të vlerësohej në këtë drejtim puna dhe përpjekjet e mija në të kaluarën, fëmijët nuk do të vuanin aq shumë dhe nuk do të vdisnin as nëna ime nga e keqja, as gruaja nga traumat psikike, sepse dinin se unë isha i akuzuar për rast të montuar dhe me motive politike, madje kaloja vite e viute i pafajshëm në burgun  famkeq të Zenicës dhe më pastaj në atë të ,,Idrizovës,, të ish  Jugosllavisë komunite…!
Dëgjoni o njerëz, o POPULL!

…Nëntoka kriminale e UDB-së dhe KOS-it jugosllav çdo gjë kishin përgatit  sipas planit të tyre të fshehtë. Me adhurim ishte prit  të vinte 1981 dhe demonstratat në Kosovë. Me kohë kishin nis edhe survejime, dhe përgatitje skenarësh nga më të ndryshmit dhe mistere… Dhe, pikërisht me 01 tetor , ishe një ditë që dukej  si të ishte një  verë e vonuar.Gjethet e pemëve kishin nis të merrnin ngjyrë të zverdhëlluar. Atij mëngjesi, herët, ende pa u gëdhirë, është bërë rrethini i pallatit ku unë banoja në Shkup.Njerëz me uniform dhe të armatosur me automatikë në derë, duken të mllefosur si ujqër, me to edhe disa civil të cilët nuk i njihja , e që flisnin gjuhën serbokroate. Në banesë ku fëmijët e mi ende ishin në gjum, bënë bastisje dhe rrotulluan e përplasën çdo gjë, libra dhe orendi, tesha dhe lojëra fëmijësh… Më pas më thanë se duhej të shkoja me to. Vesha një sako dhe, duke i thënë gruas mos mërzitej se kjo ishte ndonjë gabim dhe se shpejt do të sqarrohej çdo gjë dhe se unë do vija që fëmijët t’i përcjellja për në shkollë… U nisa kah dera, duke mos menduar se çfarë më kishin përgatitur, dhe as nuk u përshëndeta me gruan dhe fëmijët, dhe as nuk më ra në mëndje se familjen nuk do i shikoja me vite e vite të tëra…Ata më kishin përgatitur rrugëtimin e gjatë në labirrinthet e skëterave të burgjeve dhe netëve të thikave të gjata… Fillimisht nuk dija as cilat ishin akuzat që më arrestonin, e më vonë do të kuptoj disa lloje akuzash të çuditshme dhe apsurde për diçka që unë as që kisha në dijeni…

Fillimisht, as nuk dija se kush janë të arrestuar, sa janë dhe pse? Por, më vonë gjatë hetuesisë ku fjalën përfundimtare e kishte dhuna dhe dajaku, ARGUMENT BACILINUMI, kuptova se 5-6 muaj para arrestimit tim, kishin burgos edhe disa shqiptarë të tjerë  dhe një Boshnjak, si Zuhdi Asani, Nijazi Asani, Abdurrahan Sheshiq, Mensur Asani, madje edhe Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini dhe unë, Nafi Çegrani. Të gjithë të arrestuar sipas një plani dhe me skenar të stolisur me akuza  apsurde, për vepra të paqëna dhe të pa kryera. Çdo gjë e inskenuar dhe e plasuar sipas shijes dhe dëshirës së dikujt që gjërat është dashur të duken sit ë tilla, të besohej në atë që kanë insistuar të bindin opinionin për një,,krim,, dhe është dash gënjeshtra të duket si e vërtetë, ose e bardha të thuhet e zezë, e të zezës e bardhë e kështu me rradhë…Dhe,  pas një gjyqi të frikshëm, rigoroz e të paligjshëm, me  prokurorë  të pashpirt, ose më miurë të them që kishin shpirt kriminelësh, me gjyqtarë sharlatana dhe aventuerë apo edhe shovinista siç ishin Bodul Nikica,  Sulejman Kapetanoviq,Tihomir Baboviq, Ante Varunek etj. Ata kërkonin  dënimin tim me vdekje- pushkatim. Kurse për të tjerët burgje të rënda me vite e vite që do të kalonin atje ku nuk dukej rrezja e dritës dje diellit: Hajrulla Huseini nga Llakavica, 13 vite burg të rëndë, Vahedin Ramadani nga Çajla e Gostivarit 12 vite burg të rëndë, Abdurrahman Sheshiq nga Bugojno e Bosnës 12 vite burg të nërndë, Zuhdi Hasani 10 vite burg, Nijazi Hasani 8 vite burg dhe Mensur Asani 5 vite burg. Ndërkohë që mua dënimin me vdekje e zëvendësuar me 20 vite burg të rëndë… Dhe, kështu nisën   odisetë e  gjata  brenda kazamateve mes jetës dhe vdekjes  në burgun e Zenicës për të mbetur gjallë, me shpresa dhe stinë të vrara jete.

Më vonë , me kërkesën time, më kanë transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, sepse edhe ashtu më kishin dënuar pa faj, dhe mendoja se shkuarja ime në këtë burg të Maqedonisë, do të lehtësonte , sadopakë, vuajtjet dhe maltretimet e familjes sime… Por, edhe këtu ishin rrugë të tjera dhe odise të gjata në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë, e fatumi im i ngjante atij të Drajfusit i cili priste të lindej NJERIU  si Emil Zola dhe të zbardhte rastin, drejtësia të delte në dritën e diellit, duke  shkruar  dhe sqaruar këto moment thellë ku janë shpikur akuza dhe trillime, të koordinuara në mënyrë perfide dhe process të inskenmuar fund e krye në baza nacionale dhe me motive politike. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush….Të gjitha i kam përjetuar, dhe është e qartë se gjërat që i inskenojnë sipas planit të tyre të fshehtë  Organet e Shërbimeve të Sigurimit të Jugosllavisë së atëhershme, vështirë se mund t’u përballet njeriu i drejtë  i cili në procese të tilla shërben si kurban. Unë me vite e vite kërkoj  të di të vërtetën,  kërkoj drejtësinë si shqiptar, sepse nuk kam lidhje me ,,rastin,, i cili është produkt i atyre që  kinse vepruan në emër të ligjit, por çdo gjë ishte e përcjellur me veprime antiligjore dhe terror si zyrtar keqbërës e me ndjenja shoviniste për interese të çuditshme  personale si karieristë, e fati im mbetet si ai i Drajfisit, duke pritur që të lindet njeriu i vërtetë si Emil Zola dhe drejtësinë  ta shikoje në sy! 

(Vijon)

Të Lidhura

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…
Show Biz

Befason Eni Çobani, rrëfen presionet: Kam menduar të heq dorë nga emisioni, njerëz të fuqishëm janë afruar…

1 Korrik, 2025

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!
Show Biz

FOTO/ A duhet të ketë më tej dyshime? Ledri dhe Xhensila kapen “mat” në Ibiza!

1 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 1 Korrik 2025

1 Korrik, 2025

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…
Show Biz

A i ka bërë buzët me botox? Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai: Kam rregulluar veshët dhe…

30 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com