Pse nuk është çështje sistemi elektoral…

Nga Skerdjan DHULI

Ne cdo studio televizive, ne cdo ekran, dhe ne shumicen e mendjeve me shume ndjekes ne fcb, qe njohin, ndjekin ose jane pjese e politikes, gjen togfjaleshin “reforme zgjedhore”.

Dhe reforma zgjedhore per keta, konsoston tek dy veprime, ndryshim sistemi elektoral dhe “depolitizim te komisioneve zgjedhore”. Njeri me absurd se tjetri per terrenin politik shqiptar.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor, pra nga ai proporcional rajonal me lista te mbyllura ne lista te hapura, ku disa e kerkojne proporcionalin rajonal e disa kombetar, dhe ndonjeri shkon deri tek sistemi mazhoritar. Kjo me argumentin se qenka kriminalizuar politika dhe qenka mediokrizuar Parlamenti nga sistemi aktual.

E pavertete.
Sisitemi me vote direkte per kandidatin, e kthen garen elektorale ne gara milionash.
Zona te tera rurale ne Shqiperi, apo qytete te vogela, do proshonin nje tufe milioneresh pa mend ne rastin me te mire, e kriminelesh me patllake ne brez ne rastin me te keq.
Pse ?
Sepse ne kushtet aktuale politike, ekonomike e shoqerore, kur ndergjegjesimi shoqeror, kushtet ekonomike etj, nuk jane ne ditet me te mira, perkundrazi, nje profesor humbet ne gare direkt perballe nje personi me leke e arme ne xhep.
Ka barsaleta plot me deklaratat e nje kryetari partie ne Opinion me “profesorin qe s’merrte asnje vote” dhe nje garip zone me 4 klase shkolle qe nxorri nje here nje e heren e dyte dy deputet.

Doni nje shembull ?
Sistemi me vote direkte prodhon Vangjushin, Elvis Rroshin, Termet Pecin etj. Sistem mazhoritar i paster. Gare me “platforma” dhe emrat e tyre.
Shihni kryetaret e Bashkive cfare niveli kame, sa paguajne neper fushata, sa paguajne “lart” per ate post ?
Ja ky eshte sistemi me vote direkte. Tregeti vote.
Sistemi qe prodhon Çame ne Diber.
E dini sesi ?
Ymeri i Oltes dhe Gjiknurit ne Diber prodhon rezultate si ai i 2016, apo edhe 2017.
Ne jetojme ne nje terren ku politika kerkon dhe investon shume para. E keto para me shume se krimi dhe oligarket, nuk i nxjerr kurrkush tjeter.

Cila eshte zgjidhja ?
Ka vetem nje zgjidhje: Demokratizimi i partive.
Bejini partite te hapura, lejoni garat brenda tyre, promovoni vlerat, lejoni kritiken brenda tyre, beni qarkullimin e elitave, dhe eshte arritur qellimi.
Ne cdo sistem, emrat do i kandidoje kryetari. Kush pranon te kunderten, eshte ose naiv, ose genjeshtar klasik.
Kryetaret e bashkive kriminele i vendosi Rama. Deputetet serish i vendos Rama.
Cili sistem do e ndaloka Ramen te kandidoje profesor ?
Nuk ka.
Eshte shume e thjeshte. Pse nuk ka PD kriminele ? Ja ketu eshte pergjigjia.

Prandaj kush me thote qe fajin e ka sistemi, i them: Jo or Tungjatjeta !