Ilena Ndocaj, feston 19 vjetorin e saj, “kaubojsi” dedikim special: Falënderoj zotin për këtë mrekulli!

Përtej nofkës “kaubojsi”, apo shpeshherë si një gladiator në politikën shqiptare, duke goditur të gjitha palët politike, Eduart Ndocaj ka një pikë të dobët që e bën atë mjaft të ndjeshëm dhe për të cilën sakrifikon gjithçka. Familja, përtej konvencioneve me të cilat jemi mësuar ti përdorim si klishe, për ish-deputetin Ndocaj është universi që përmbledh gjithë ekzistencën e tij, është pika e tij e dobët, por njëkohësisht dhe pika e tij më e fortë, me të cilën ai profilizohet si modeli i një bashkëshorti dhe prindi shembullor.

Sot, vajza e tij Ilena ka 19 vjetorin e lindjes dhe, si gjithnjë në orët e para nuk mund të mungonte urimi special i “kaubojsit”, të cilin ka preferuar t’ia adresojë përmes profilit facebook.

Në urimin e tij, Ndocaj shprehet krenar për vajzën e tij, duke falënderuar zotin për këtë “mrekulli”.

Ja urimi që Ndocaj i adreson të bijës, me rastin e 19 vjetorit të lindjes së saj:

Ilenia ti je duke e festuar ditelindjen tende te 19 , mirpo une dhe mami jane duke festuar diten kur ti erdhe ne kete Bote dhe e bere Boten tone me te mire, ti e bere nje bote me te lumtur per ne. Prandaj Faleminderit qe ti egziston dhe SHUME URIME PER TY ILENIA .

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj