Arjola nuk eshte thjeshte vajza bukuroshe, qe u parashutua ne skene fale hireve natyrore, por nje artiste e shkolluar dhe e kultivuar. Ajo ka mbaruar studimet ne degen e aktrimit, prane Akademise se Arteve me rezultate te shkelqyera. E entuziasmuar nga arsimimi, por dhe e rrembyer nga pasioni per profesionin, iu drejtua vendlindjes, Tropojes. Por edhe aty, politika kishte rrembyer çdo gje te papagueshme, ndaj si ne fejtonet e viteve ’30, ai qe nuk dinte shkrim e kendim ishte pushtetar e drejtonte kulture dhe arsim…dhe kalvari i artistes, tashme nene e tre femijeve vazhdoi…
Por vullneti i Arjoles nuk mund te atrofizohej nga mediokriteti, ndaj kurre nuk u ndal..! Ajo nuk iu drejtua shesheve te xhirimit, me sperdredhje lozonjare, por me karakterin qe e lindur dhe me femijen mbi qafe per te arritur ku eshte sot.Filmi i fundit i Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”, i xhiruar ne vendlindjen e saj e ka mbushur ate dhe bashkeqytetaret e saj me krenari, ndersa mediokrit e pushtetit qe injoruan talentin e saj i ka strukur ne skuten e zeze te turpit.
(Guxim Alimani/InfoPressAlbania)