Prej ditësh në media qarkullon lajmi se disa nga personazhet më të famshëm në Holliwood kanë ndjekës fallco.
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka reaguar pas këtij lajmi duke thumbuar vipat shqiptarë që kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale, duke iu kujtuar se ndjekësit e saj nuk janë fallco.
“VIP-at tonë filluan një lojë me mua, duke më lënë të kuptoj se janë më të famshëm se unë duke qenë se kanë më shumë ndjekës se unë, ndërkohë që kur janë në dreka e darka me mua, apo kur rastisim në aeroporte, ato që vijnë për të bërë foto bëjnë vetëm me mua”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në një postim në ‘Instastory’.
“Të gjithë #Bleonaires janë bio”, ka vazhduar ajo, duke iu drejtuar fansave të saj më të zjarrtë që e quajnë veten “Bleonaires”. Fjalët e saj sigurisht i kanë mbështetur dhe fansat e saj, duke pranuar se janë të vërtetë dhe jo të blerë.