Një dokument zyrtar, urdhër i firmosur në datën 7 gusht 1982, nga ish-shefi i diktaturës komuniste, Enver Hoxha, autorizon prokurorinë dhe sigurimin e shtetit, të arrestonte Thoma Dinen, Sekretar i Parë i Rrethit-Pukë.
Pangosja e tij, u bë me akuzën, se në bashkëpunim me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit-Pukë, Bogiç Mataj dhe 115 komunistë, drejtorë e shefa sektorësh, kishte gënjyer udhëheqjen e partisë dhe popullin, për shifrat e arritjeve në pyje e miniera.
Kujtojmë që në ato vite, Sekretarët e Parë të PPSH dhe Kryetarët e Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, Sigurimi i Shtetit, Hetuesia, Policia, Prokuroria e Gjykatat, nuk krikiheshin as nga mediat e kohës, por për çdo lëvizje, shkarkim, transferim e dënim të drejtuesve të tyre, vendoste vetëm kupola qendrore e partisë./Pamfleti