Kryetari i Kuvendit , Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin që i hap rrugën zhvillimit të mocionit me debat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas vendimit të këtij të fundit për ç’dekretimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Sipas këtij vendimi të firmosur nga Ruçi mësohet se është cktuar që pikë e 3-të e rendit të ditës të jetë zhvillimi i mocionit me debat i kërkuar nga kreu I grupita parlamentar të socialistëve, Taulant Balla.
Bëhet e ditur se diskutimet do të përqendrohen tek dekreti i Metës me anë të të cilit anuloi datën e zgjedhjeve duke argumentuar se kriza politike në të cilën ndodhet vendi mund të shkaktojë një situatë akoma më agravuese.
“Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar te Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit te Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës se zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore””, thekson urdhri i firmosur nga Gramoz Ruçi.