I ftuar në emisionin “KafeIN” të IN TV Albania, kandidati për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, i cili garon me siglën e Aleancës Demokristiane, ka bërë të njohuara për publikun arsyet e kandidimit të tij, duke e konsideruar një betejë që zhvillohet kushtet e pabarabarta, pasi kandidati që përfaqëson “rilindjen”, si një “polic-hajdut” i sprovuar po ushtron trysni mbi nëpunësit dhe buxhetorët, duke synuar me cdo kusht marrjen e karriges së kryetarit të kësaj bashkie.
Përpos kësaj situate, Ndocaj ka shprehur bindjes se do ia dalë të fitojë në këtë garë, pasi, theksoi se arma e tij më e fuqishme është mbështetja e madhe që po i japin qytetarët lezhianë, të cilët shohin tek kandidatura e “kaubojsit”, mishërimin e njeriut që e do Lezhën dhe sinonimin e administratorit të ndershëm dhe profesonist.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Ndocaj nuk ka anashkaluar dhe situatën aktuale politike për të cilën ai mbajti qëndrimin e tij koherent, duke fajësuar qeverisjen e vendit dhe kryeministrin Rama për dështim total me politikat sociale dhe ekonomike të cilat kanë detyruar shqiptarët të emigrojnë masivisht, pasi kanë humbur cdo shpresë në vendin e tyre.
Në fund, Eduart Ndocaj, ka ftuar votuesit lezhianë, të votojnë më 30 qershor alternativën dhe programin e tij, pasi Lezha ka vuajtur mjaft për 28 vite nga kryetarë që vijnë dhe pasurohen në kurriz të taksapaguesve dhe gllabërojnë pronat publike të kësaj bashkie.
Për më shumë ndiqeni të plotë: