Air Albania ka reaguar pas akuzave të Arbën Ahmetajt, gjatë intervistës së tij për Çim Pekën, ku deklaroi se kompania ajrore Air Albania ka falimentuar.
“Në përgjigjie të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se:
Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tijët kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat.
Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma.
Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se ato janë po aq të besueshme sa besueshmëria e zotit Arben si klient i Air Albania”, thuhet në reagim.