Deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili u paraqit sot në SPAK, foli për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK.
Dogjani tha se shkoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë, vjedhje kjo që sipas tij është bërë në bashkëpunim me kadastrën.
Dogjani: Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarët të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën u’a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të ;legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori.