Berisha deklaroi:
Një vendim do të merret, por qëndrimi ynë është i prerë, minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar. Ky është ligji i të gjitha ligjeve që ne do të mbrojmë në parlament. Unë ftoj çdo shqiptar të mbështesë këtë nismë, e cila i jep zgjidhje imediate problemeve të madh të krijuara tek 46% e shqiptarëve që jetojnë sot në varfëri dhe të kërcënuara nga varfëria. Vendosja e minimumit jetik dhe mbi të llogaritja e pensioneve me një rritje shtesë, ky buxhet ka çdo mundësi dhe kapacitet për të rivendosur në këtë mënyrë. Rikujtoj shqiptarët ka pasur një suficit 700 mln euro nga mosrealizimi i shpenzimeve. E kuptoni apo jo. Janë dhjetëra milionë euro ilaçe të sëmurëve që i kanë porositur 2-3 herë duke vjedhur dhe nuk ua kanë sjellë ilaçet. Ne do të insistojmë me të gjithë potencialin tonë. Mosbindja civile është 77 metoda. Kudo zhvillohet, por unë mendoj se ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar.
Diktaturat nuk zhvillojnë zgjedhje, por farsa elektorale. Opozita e vërtetë po zhvillon një betejë kundër narkodiktaturës, për zgjedhje të drejta dhe të ndershme, prandaj gjej rastin të ftoj çdo qytetar, por edhe ata që ndihen opozitar të bashkohemi në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të drejta. Me diktaturën nuk ka zgjedhje, por farsë elektorale.