Nga Albert Vataj
Në kohët e hershme ato u dhuroheshin Zotave, që t’u jepte më shumë pjellori tokave, për të qetësuar shpirtin e të vdekurve dhe për nder të Dionisit. Po ashtu, shegët përdoren gjerësisht dhe në dasmat dhe funeralet greke. Kur grekët përkujtojnë një të vdekur, ata shpërndajnë “kollyva”, që përgatitet me grurë të zier, i përzier me sheqer dhe i zbukuruar me shegë. Po ashtu, në Greqi është traditë që ditën e dasmave apo për Vit të Ri, të çahet një shegë në tokë. Gjithashtu, kur dikush blen një shtëpi të re, është traditë që personi, i cili shkon për vizitë, të çojë si dhuratë një kokërr shegë, si simbol i begatisë, pjellorisë dhe fatit të mirë.
Emrin e saj mban qyteti i bukur në Andaluzi, Granada, ndërsa ndër mijëvjeçarë është konsideruar si simbol i pjellorisë, bollëkut, mirësisë dhe jetëgjatësisë. Nuset e reja romake i ndërthurnin me flokët degët e saj, sidomos në ditën e dasmës, ndërsa turket e hidhnin në tokë dhe në varësi të kokrrave që do të mbinin, supozohej se do të ishte edhe numri i fëmijëve që do të sillnin në jetë, traditë kjo që vazhdojnë ta ruajnë edhe sot. Në Dalmaci ishte zakon që dhëndri të merrte nga kopshti i vjehrrit një peme shege, për ta mbjellë në kopshtin e tij. Për grekët e lashtë shega konsiderohej si një frutë i shenjtë, por edhe në kohët e sotme moderne ajo vazhdon të ketë një domethënie të madhe për grekët. Në ditët e rëndësishme të kalendarit ortodoks grek, si për shembull për Krishtlindje apo Pashkë, në disa zona të Greqisë është traditë që në tavolinën e mbushur plot në darkë të ketë edhe shegë.
Shega konsiderohet edhe si simbol i ringjalljes dhe dashurisë së zjarrtë. Jo rastësisht piktorët e shekullit XV dhe XVI vinin shpesh një shegë në duart e Jezusit fëmijë, duke aluduar për jetën e re “të dhuruar” nga Krishti, ndërsa pemën e saj e përdornin si simbol të ringjalljes. Edhe pse vendi i lindjes së saj është Azia, shega është kultivuar në të gjithë rajonin e Mesdheut, Kaukaz dhe Lindjen e Largët prej shekujsh. E pasur me vitamina dhe prej mijëvjeçarësh burim shpëtimi për popujt e territoreve të thata të Azisë, është konsideruar si mbreti i frutave për shijen e veçantë dhe ngjyrën e bukur.
Edhe pse frutat e saj mund t’i shijojmë vetëm në vjeshtë, shega përdoret edhe me qëllim zbukurimi në kopshtet e zonave të ngrohta. Lulet e saj mund të përdoren edhe për të dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë.
Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C. Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katërmijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj. Në Evropë, në fillim të shekullit XIX, lëkura e shegës përdorej shumë për të kuruar tenjën dhe në të vërtetë analizat e kohëve të fundit kanë treguar se për virtytet që të parët tanë i atribuonin asaj, kishin plotësisht të drejtë.
Arsyet se pse shega është një domosdoshmëri në trajtimin tonë ushqimor
Shega është dieta më e mirë që mbron zemrën nga kolesteroli i lartë si dhe ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Ajo mund të korrigjoj të gjitha dëmet që vijnë nga ushqimi i pa kontrrolluar me përmbajtje të lartë të yndyrnave. Fruti i shegës është shumë i rëndësishëm për t`i mbajtur të shëndetshme enët e gjakut. Arteriet e enëve të gjakut janë shkaktari kryesor i sulmeve të zemrës. Kështu, shega duke u konsumuar mund të jap një efekt të mirë për shëndetin e arterieve duke penguar atakun e zemrës. Studimi nga hulumtuesit spanjollë, të cilët kanë përdorur derrat si kavie për eksperimentin e tyre, kanë vënë re efektin pozitiv të një pilule të mbushur me kimikate bimore të shegës të quajtur polyphenols. Derrat janë zgjedhur për shkak se sistemi i tyre kardiovaskular është i ngjashëm me sistemin tonë. Mënyra e të ushqyerit të derrave me ushqime të yndyrshme i dëmton enët e gjakut të tyre, ashtu siç i dëmtohen një personi nga ushqimi i yndyrshëm. Shega liron substanca që kontrollojnë zgjerimin dhe tkurrjen e enëve të gjakut. sulme zemer Dëmtimi që zemra mund të ketë nga yndyrnat i jep një rëndësi të madhe këtij fruti i cili forcon arteriet që mund të çojë në sulme në zemër dhe tru. Enët e gjakut të ushqimit yndyror tek derrat ishin më pak elastikë. Kafshët gjithashtu kanë pak oksid nitrik, një enë gjaku e zgjeruar me gaz dhe ka shenja të tjera të problemeve të zemrës. Një tjetër studim thotë se një gotë me lëng shege në ditë përmirëson rrjedhën e gjakut në zemër më shumë se një e treta e njerëzve të cilëve iu janë bllokuar arteriet me kolesterol. Hulumtuesja Dr. Lina Badimon, e Institutit për Shkencat Kardiovaskulare në Spanjë, tha: “Pasurimi një diete me shegë, e cila përmban polyphenols mund të ndihmojë në parandalimin dhe ngadalsimin dysfunctions endoteliale, të cilat janë ndër shenjat e para të arterio sklerozës dhe tru”. Një nga frutet më të vjetra të kultivuara, shega ka qenë simboli i pjellorisë, vdekjes dhe përjetësisë. Disa besojnë se fruta e ndaluar në Kopshtin e Edenit ishte më shumë një shegë sesa një mollë.
Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore
Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
Kuron :
Sëmundjet e stomakut
Sëmundjet e zorrëve
Dhimbjet e barkut
Hemorroidet
Ënjtjen e bajameve
Acarimin e mishrave të dhëmbëve
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.