Arbër Çepani, ka kujtuar kunatin e tij, ish-deputetin e PD-së Gerti Bogdanin, i cili u ndaj nga jeta në mënyrë të beftë në moshën 44-vjeçare.
“40 ditë pa ty shoku im…”, ka shkruar Arbri në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shton se akoma shpreson se do ta gjerë çdo mëngjes në tavolinën e tyre për të pirë kafenë.
“40 ditë pa ty shoku im… akoma shpresoj çdo mëngjes të të gjejë tek tavolina jonë dhe të pijmë kafen bashkë, për të folur për çdo gjë që lamë në gjysmë”, shkruan ai.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike ndërroi jetë pas një ataku kardiak mëngjesin e 18 shtatorit të këtij viti.










