Presidenti turk Rexhep Tayp Erdogan do të vizitojë Shqipërinë këtë të enjte.
Erdogan, i njohur ndryshe si miku i shqiptarëve, pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama.
Ai dhe Rama pritet të mbajë një konferencë shtypi të përbashkët.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdogan do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa në takimin e disa muajve më parë me kryeministrin Rama, Erdogan pati deklaruar se bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Shqipërisë do të forcohet dhe se volumi tregtar me Shqipërinë ka arritur në 1 miliard dollarë, ndërsa objektivi i qeverisë turke është që ta çojë atë në 2 miliard dollar në të ardhmen.
Një ditë pas vizitës së tij në Tiranë, Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit, pasi sipas asaj që shkruajnë mediat turke, lideri turk ka planifikuar edhe një takim me presidentin Vuçiç më 11 Tetor.