Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, ka bërë lëvizjen e parë, duke emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari.
Kjo e fundit është bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë, Sajmir Duçkollari. Deri dje Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit.
Kjo është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.
Kujtojmë se Proda, ish-kryepolic i Elbasanit, mori një ditë më parë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.