Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me një vit burg për demokratin Ervin Salianji.
Seanca pati tension pas depozitimit të një vendimi nga mbrojtja e Geron Xhafës.
Bëhet fjalë për nje vendim të datës 12 prill 2018 të gjykatës së krimeve të rënda që pushoi hetimet për trafik droge ndaj Geron Xhafës.
Vendimi i është dorëzuar Apelit të Përgjithshëm, nga mbrojtësi i Geron Xhafes, Ardian Visha javën e kaluar, pasi u mbyll shqyrtimi gjyqësor, gjë që sot shkaktoi debat pasi pritej vetëm shpallja e vendimit e jo depozitimi i provave të reja.
Mbrojtja e Ervin Salianjit pretendon se ky vendim përsa kohë nuk ka marrë formë të prerë, nuk është i ligjshëm.