Shqipëria pritet të përfshihet gjatë ditës së sotme nga shira intensivë shoqëruar me shumë rrufe.
Reshjet do të vijojnë në zona të caktuara deri në orët e pasdites, ndërkohë që parashikohen shkarkesa të shumta elektrike.
Masat ajrore të ardhura nga veri-perëndimi do të shkarkojnë sasi të konsiderueshme shiu fillimisht në zonën e Shkodrës dhe Lezhës për të zbritur më pas në pjesët e tjerë të vendit, me fokus pjesën veriore të Ultësirës Perëndimore.
Reshjet parashikohen të dendura, ndërkohë që stacione meteorologjike rajonale kanë dhënë “alarmin e kuq” në lidhje me këto zhvillime mbi motin në Shqipëri pasi është i lartë rreziku për përmbytje, sidomos në Shkodër dhe Lezhë.