Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Durrës, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të policisë, 67-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det dhe kë ndërruar jetë.
“Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares.”, thuhet në njoftimin e policisë.