Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka komentuar dorëheqjen nga posti të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Meta në një konferencë u shpreh se “skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish”.
“Nuk ka më komente për policinë e Edi Ramës, është polici private jo e shtetit. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish. Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën ku për të mbuluar skandale janë ndërruar drejtorë të përgjithshëm e drejtorë qarqesh.
Strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, bëhen gjithmonë këto ndryshimet për të shpëlarë skandalet më të freskëta në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do të ketë ndonjë ndryshim për sigurinë”, deklaroi Meta.