Opozita mbajti dje protestën kombëtare para Kryeministrisë. Mijëra qytetarë dhe mbështetës u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë Rama.
“Deutsche Welle” i ka bërë jehonë protestës madhështore të opozitës. Në një video nga protesta të shpërndarë në platformën “X”, DW shkruan se protestuesit kërkuan lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Mijëra njerëz u mblodhën në Tiranë, Shqipëri për të protestuar kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha”, thuhet në postim.
Në protestë mbajtën fjalim deputetë e artistë dhe mbyllje ishte lideri Sali Berisha që iu drejtua qytetarëve të cilët i ishin bashkuar protestës kombëtare.
Protestuesit hodhën Molotov drejt Kryeministrisë dhe më pas u zhvendosën para godinës së Bashkisë së Tiranës për të vijuar protestën.