Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur sot në gjykatë, ku pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi GJKKO caktoi ndaj tij ‘Detyrim paraqitje”.
Teksa po futej në ambientet e gjykatës, ai u përball me pyetjet e gazetarë që refuzoi t’u përgjigjet.
“Unë bëj vetëm punën zotëri”, kaq tha Gashi për gazetarët.
Gashi akuzohet se çonte pacientët e sëmurë me kancer në klinikën e tij private. Duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, ai i orientonte pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.
Më herët gjatë ditë së sotme mjekja tjetër Alketa Pere, mohoi në mënyrë kategorike të jetë e përfshirë në skemën e mashtrimit për të cilën është nën hetim, duke theksuar se nuk i ka drejtuar pacientët me kancer në klinikat private në Tiranë.
“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë. Unë jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën timë nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në privat”, tha ajo.