Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë të enjte seancën plenare të radhës.
Bëhet me dije se gjatë seancës së sotme, është parashikuar të zhvillohet një interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e kërkuar nga deputeti Tritan Shehu për surrogacinë, por që debati pritet të zhvendoset për skandalin e mjekëve të Onkologjikut.
Një ditë parë qeveria deklaroi se do të forcohet ligji ndaj mjekëve që shkelin të drejtat e pacientëve dhe po hetohet gjithë stafi i spitalit.
Ndërkohë deputetja Zheni Gjergji tha se hetimet për abuzimin me pacientët te spitali Onkologjik, duhet t’i marrë në dorë SPAK dhe të shkojë deri te përgjegjësit në krye të qeverisë, që sipas saj nuk kanë marrë masa pavarësisht denoncimeve të opozitës dhe medieve.