Disa fshatra në Kosovë janë në gjendje alarmante pas reshjeve të shiut të mbrëmjes së sotme.
Sipas raportimeve fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, janë përmbytur ku uji ka hyrë dhe brenda banesave.
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se gjendja është mjaft e rëndë dhe se shiu ka shkaktuar dëme të shumta
Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, për shkak të situatës së emergjencës.