Zbardhen të tjera biseda mes dy mjekëve të spitalit Onkologjik, të cilët flasin për operacionet dhe çfarë do të bëjnë me paratë që do të marrin prej pacientëve, si dhe planet për pushime jashtë vendit me paratë e siguruara.
Bëhet me dije se në dosje janë të bashkangjitura dhe pjesë nga biseda mes doktorëve.
Pjesë nga bisedat në whatsapp:
-Kap pushimet e tjera tani
-Dr Ami Rea: këtu e një vit, të jemi mirë
-Personi: Shih ndonjë Tajlandë tani
-Dr. Ami Rea: Po pse jo
Bisede tjetër ( Nuk identifikohet se kush jane)
-Hë mi se nuk shkon shumë
-1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
-hahahah cfarë llogarie
-Kirurg më di ti mua, ku e ke bërë matematikën ti vëlla
-5 x 5 sa bëjnë
hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë.