Pasi kryeministri Edi Rama, i cili konsiderohet edhe si ‘tersi’ i Kombëtares, paralajmëroi humbjen e Shqipërisë, suke e konsideruar si mision i pamundur, ka reaguar kryedemokrati Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se deklarata e Ramës, është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes.
Më tej, kryedemokrati thekson se sot kombëtarja jonë do bëj historinë!
Postimi:
Rama disfatist dhe pazarexhi.
Fitorja është para nesh!
Të dashur miq, sot kombëtarja jonë ka ndeshjen e madhe të saj me kombëtaren e Spanjës.
Edi Rama tersi i madh i kuqezinjve tanë, tashmë i njohur dhe ndërkombtarisht si i tillë, deklaron se sot rezultati është në plan të dytë, por koka lart në plan të parë.
Kjo dekleratë disfatisti e pazarexhiu është një thikë pas shpine për ekipin tonë kombëtar dhe fansat e tij kuq e zi në prag të ndeshjes. Vërtetë ndeshja me Spanjën është ndër më të fortat, por për një ekip të fortë dhe dinjitoz si i yni rezultati nuk mund të jetë kurrë në plan të dytë as dhe fatalitet i paracaktua. Sot kombëtarja jonë do bëj historinë! Fitore.