InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

MEDIAT ITALIANE/ “Dehet dhe zbërthehet” Arben Ahmetaj: Grupet kriminale marrin kontrata për pastrim parash në ndërtim, koordinohen me Ramën

2 Qershor, 2024
in Lajme
A A
MEDIAT ITALIANE/ “Dehet dhe zbërthehet” Arben Ahmetaj: Grupet kriminale marrin kontrata për pastrim parash në ndërtim, koordinohen me Ramën

Pjesa e dytë e emisionit investigativ Report, që provokoi polemika të forta me kryeministrin shqiptar Edi Rama sjell këtë të dielë në Rai3 një dëshmi tjetër të ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj. Nga sa ka zbuluar gazetari Motola në një pjesë të tekstit të tij, Arben Ahmetaj citohet të ketë thënë “Rama i takon shefat e mafias në zyrën e tij në kryeministri. I kam parë vetë”.

Këtë deklaratë, shkruan gazetari italian, Arben Ahmetaj e shtjellon gjatë bisedës që transmetohet sot në emision, kur përmend një ndërmjetës, sipërmarrës në shitjen e cigareve në Durrës, djali i një prej ish-deputetëve socialistë, i quajtur Ergys Agasi.

“Grupet kriminale përfitojnë tendera përmes emrave fiktivë, riciklojnë para në ndërtim. Koordinohen me Edi Ramën”citohet sërish Arben Ahmetaj në një pjesë të dëshmisë që gazetari italian i ka marrë në Zvicër, ku ai po qëndron në arrati.

Nga fotoja që ka zbuluar për kureshtarët e emisionit që  transmetohet sot, Arben Ahmetaj duket në anën tjetër të një tavoline, që me gjasë është duke folur në një restorant. Nga këndi i fotos, gjasat janë që intervista të jetë marrë me një kamera të fshehtë.

Por Report ka marrë edhe reagimin e Ramës në një intervistë në zyrën e tij në kryeministri, pikërisht për Arben Ahmetajn dhe akuzat që i bën njeriu i tij më i besuar në qeveri deri pak kohë më parë. Rama tenton t’i zhvlerësojë akuzat e rënda, kur përgjigjet: “Njerëz që nuk duhen marrë seriozisht. Politika shqiptare nuk është e prekur nga mafia”thotë kryeministri.

Artikulli i publikuar, në median Italiane “Il Fatto Quotidiano”:

Për të Giorgia Meloni është e gatshme të vendosë dorën në zjarr. “Më ndihmoni të solidarizoj Edi Ramën për linçimin që pësoi vetëm duke u përpjekur për të ndihmuar kombin tonë”, tha ajo në konferencë programi i IHD-së prillin e kaluar pas episodit të “Report”për marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Giorgia është e bindur se akuzat e qeverisë për bashkëpunim e Ramës me mafian shqiptare janë propagandë e pastër. Megjithatë, kryeministrja rrezikon të djegë dorën në zjarr.

Në hetimin “Fshati shqiptar” të cilin “Report” do ta transmetoje sonte, ne kemi mbledhur dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës.

Një vit e gjysmë më parë ndaj tij ishte paralajmëruar urdhër-arresti për korrupsion në një hetim për inceneratorë që bënë gjysmën e qeverisë të dridhej. Për të shmangur burgun, Ahmetaj u arratis në Zvicër dhe nga një një njeri i besuar i Ramës, tashmë është një nga më akuzuesit e tij. Ahmetaj zbuloi rolin jetësor të mafies në ekonominë dhe politikën shqiptare: “Grupet kriminale marrin kontrata, pastrojnë paratë në Shqipëri me ndërtim. Ata koordinojnë me Edi Ramën”.

Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit të arratisur, Rama do të kishte marrëdhënie direkte me krerët e klanit: “Kam takuar drejtues mafioz në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë”. Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen, në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputet i fuqishëm socialist.

Në intervistën e gjatë për “Report”, Rama hedh poshtë ankesat duke e cilësuar si të pabesueshëm ish-krahun e tij të djathtë:

“Njerëzit të mos merren seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”. Mirëpo pak kohë më parë në zyrën e Ramës u zhvillua një mbledhje, nga e cila “Report” mund t’i tregojë bosët mafiozë në pallat, aty.

Unë kam parë me sytë e mi prova fotografike, në të cilat mori pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga ricikluesit kryesorë të “Kartelit Sinaloa”. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. “E pashë një herë dhe më pas kurrë”, është mbrojtja e Ramës. Shqipëria  nuk është tokë e lakmuar vetëm për klanet mafioze shqiptare.

Vitet e fundit kanë kërkuar shumë sipërmarrës italianë pasuri përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D’Alema. “Report” zbuloi se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një firmë lobimi A&I në Tiranë, ku deri pak muaj më parë kompanitë e reja nuk paguanin asnjë taksë. “Në Shqipëri merren me kriptovaluta”, thotë Ahmetaj. E pyetur nga Report, D’Alema e mohon. Në Tiranë, megjithatë, në vitin 2019 hapi dyert “Consulcesi Tech”, një kompani që inauguroi një fond të specializuar për investime në kriptovaluta në Maltë.

“Consulcesi” i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D’Alemws në kantinën e tij. Në vitin 2019, D’Alema dhe Rama pagëzuan së bashku fillimin e aktiviteteve në Tiranë nga Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë.

MEDIAT ITALIANE/ “Dehet dhe zbërthehet” Arben Ahmetaj: Grupet

Të Lidhura

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025
Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë
Lajme

Thaçi kthehet në Prishtinë, lejohet të vizitojë babain e sëmurë, brohorima “UÇK, UÇK” pranë spitalit, Rama: Ky është burrë

14 Mars, 2025

TË FUNDIT

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli
Bota

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli

21 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com