Verdhezinjtë nuk i shfrytëzuan mundësitë që patën për më shumë se një orë lojë, në fund Carvajal dhe Vinicius i dhanë triumfin Merenguesëve

Real Madridi është shpallur kampion i Evropës për herë të pesëmbëdhjetë në historinë e tyre, i pesti trofe si trajner i Carlo Ancelottit (dy me Milan), pasi mundi Borussia Dortmundin 2-0, në finalen e madhe.

Në Wembley të Londrës, për një orë lojë ishin verdhezinjtë e Terzicit ata që patën mundësitë më të mira, duke goditur shtyllën me Fullkrug dhe duke humbur disa raste të pastra me Adeyemi.

Falë përvojës Reali kthehet në lojë dhe e kthen ndeshjen në fund: në minutën e 74-të Carvajal përfitoi nga një këndore për zhbllokimin pas një goditje me kokë.

Rezultati përfundimtar u vulos në ‘83 nga Vinicius, pas një kundërsulmi teksa Dortmund në shok pas golit të madrilenëve po kërkonte barazimin.

Borusia Dortmund luante finalen e tretë ndërsa e kishte ngritur vetëm një herë trofeun Champions në histori.
Nga ana tjetër Real Madrid, 17 herë në finale, e kishte fituar 14 herë këtë trofe.

Me triumfin e mbrëmjes së sotme teksa ngriti trofeun “Champions” për herë të 15 në histori, Real Madrid ka vendosur një rekord gati të paimagjinueshëm për çdo ekip tjetër të Europës.

BORUSSIA DORTMUND-REAL MADRID 0-2
Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maaatsen; Sabitzer, Emre Can (35′ rr Malen); Sancho, Brandt (35′ rr Haller), Adeyemi (27′ rr Reus); Fullkrug. Në dispozicion: Meyer, Lotka, Wolf, Bynoe-Gittens, Nmecha, Ozcan, Sule, Moukoko, Watjen. Trajner.: Terzic.
Real Madrid (4-3-1-2) : Courtois; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos (40′ Modric), Camavinga; Bellingham (40′ st Joselu); Rodrygo (45′ st Militao), Vinicius (49′ st Vasquez). Në dispozicion: Lunin, Kepa, Fran Garcia, Ceballos, Guler, Diaz, Tchouameni, Alaba. Trajner.: Ancelotti.
Gjyqtar: Vinçiç (Slloveni)
Shënues: 74′ Carvajal, 83′ Vinicius
Kartonë të verdhë: Schlotterbeck, Sabitzer, Hummels (D); Vinicius (R)
Kartonë të kuq : –


