Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja shqiptare, Enkelejda Danaj nga Vlora, e cila u gjet e vdekur mëngjesin e së enjtes në mes të rrugës në Menidi, e qëlluar me thikë në bark.
Autoritetet greke dyshojnë se gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj, 50 vjeç, edhe ai nga Vlora, është shpallur në kërkim nga policia greke.
40 vjeçarja më herët e kishte denoncuar tre herë bashkëshortin për dhunë në familje.
Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.