Nga, Lekë VATNIKAJ
Pas Kongresit tē Lushnjes me 1920, pasi Tirana u bē kryeqytet, themelohet PDK Shqiptare. Mbas deshtimit tē levizjes sē 9 shtatorit, u arrestuan kreret e klerit katolik dhe pjesemarresit e Demokristianes. Midis tē arrestuarve, ishte kryetari i Demokristianes dhe anetare te Komitetit Qendror te PDK-sē, ku shumica e tyre u pushkatuan. Me 1957 Papa vēndosi qē nė situaten e krijuar kundrejt vēndeve socialiste nuk duhej bērē lufte e hapur, por duhej tē ndiqej hē per hē taktika e rezistences pasive.
Partia Demokristiane frymezohet nga trashegimia shumevjeçare e saj, nga pervoja historike europiane, e ne veçanti nga doktrina social kristiane. Filozofia kristiane me shume se cdo filozofi tjeter, diti t’u rezistoje ndryshimeve sociale, ekonomike dhe politike. Duke fituar nje adaptim te admirueshem progresiv dhe gjithnje duke dhēnē zgjidhje e rezultate pozitive.. ______________
Demokristianet nuk jane qiraxhinj ne aren e tyre e cila eshte Shqiperia. Por jane punetore te perditshem per te rritur bimen e shendoshe te demokracise. Europa eshte shtepia jone. Megjithe shkeputjen shumevjecare, ne te gjithe jemi europiane. Çelesin e arte per te hapur te gjitha dyert e Europes, e kane demokristianet te cilet jane arkitektet e Europes moderne, te ketij universi plot vlera drejt te cilit kane vershuar miliona njerez te zhgenjyer nga sisteme totalitare komuniste. Partia Demokristiane frymezohet nga trashegimia shumevjecare e saj, nga pervoja historike europiane, e ne vecanti nga doktrina social kristiane. Filozofia kristiane me shume se çdo filozofi tjeter, diti t’u rezistoje ndryshimeve sociale, ekonomike dhe politike. Duke fituar nje adaptim te admirueshem progresiv dhe gjithnje duke dhene zgjidhje e rezultate pozitive. Arkivat vertetojne veprimtarine e demokristianeve. Vjetērsia dhe veprimtaria e demokristianeve, vertetohet nga dokumentet qe ndodhen ne arkivat e shtetit shqiptar. Ne njeren prej dokumenteve, vertetohet se: me 2 prill 1840, Pal Uka (Malaj) doganier ne Qafen e Prushit, i ben me dije abatit te Merturit te Gurit, Iballes dhe atij te Durresit, se ka ardhur koha e bashkimit te katolikeve te Shqiperise ne nje dioqeze te vetme. Bile ai shton se se bashku me krushkun e tij, Cun Sokoli (Marku) te Merturit te Gurit, jane gati te japin gjysmen e shpenzimeve per te ngritur nje famulli katolike ne Tirane, vend ky qe po popullohet e ku gati gjysma e popullsise jane katolike, pra vend qe i therret (piskama) e se ardhmes. Kisha perfundoi se ndertuari ne vjeshten e vitit 1888 (prane hotel “Peza” sot). Jehona e thirrjes se Pal Ukes, Cun Sokolit, bajraqeve Puke, Shkoder, Mirdite dhe dioqezes se Durresit, u kurorezua me sukses qe ne gusht te vitit 1889 ne Iballe te Pukes, ku themelohet i pari kongregacion qe u pagezua “Demokristianet Shqiptare”. Pas Kongresit te Lushnjes me 1920, pasi Tirana u be kryeqytet, themelohet (mbi statutin e Iballes) Partia Demokristiane Shqiptare, emrat themelues ruhen ne arkiven e shtetit. Ne vitin 1937, nen drejtimin e arqipeshkevise metropolitane shqiptare u be nje mbledhje e demokristianeve dhe u dhane detyra per te punuar per organizimin dhe funksionimin e saj. Me 18 nentor 1944, u zhvillua nje mbledhje ne Kuvendin Franceskan te Shkodres me pjesemarrjen e anetareve te qeverise te regjences te klerit katolik dhe krere organizatash te tjera ku u vendos qe arqipeshkevia e Shkodres te ishte qender e nderlidhjes dhe e koordinimit. Menjehere arqipeshkvi metropolitan shqiptar monsinjor Gasper Thaci, ne zbatim te detyrave qe iu ngarkuan ben nje takim me majorin anglez Nil. Takimi u be me 21 nentor 1944, ndersa takimi i dyte u be ne fund te janarit 1945, pikerisht ne zyren e pater Qiprian Nikes. Ne te njejten kohe drejtuesit ne qarqet Kukes, Diber, Tirane, Elbasan, e Durres dhe sidomos ato te qarkut Shkoder me ne krye drejtuesit e klerit katolik iu vune punes per te organizuar goditjen e regjimit komunist, psai keta te fundit (komunistet) shkelen marreveshjet nderkombetare per pluralizem politik ne vendet e dala nga Lufta e Dyte Boterore. Me 15 shkurt 1945, u mblodhen ne arqipeshkvine katolike shqiptare te gjithe kreret e kishes. Ne mbledhje merrte pjese dhe imzot L. B. Negrisi, delegati apostolik i Papes ne Shqiperi. Ky lexoi nje udhezim te Papes ku ne mes te tjerash thuhej se duheshin grumbulluar masat katolike, besimtaret e Zotit ne organizaten demokristiane qe duhej te rikrijohej (meqenese qe nga viti 1943, pas shkeljeve te marreveshjeve nderkombetare nga Partia Komuniste e Shqiperise nuk funksiononte si e tille). Ai porositi te bashkepunonin me aleatet anglo amerikane te cilet punonin per nje Shqiperi te lire dhe demokratike. Ne kete mbledhje, u vendos qe me 17 shkurt 1945 te behej nje mbledhje per krijimin e organizates Bashkimi Shqiptar dhe me 27 prill 1945 te behej mbledhja e riorganizimit te demokristianes dhe platforma e saj. Me 17 shkurt 1945, u be mbledhja dhe u krijua organizata Bashkimi Shqiptar, ne krye te se ciles u vune tre nga kreret katolike pater Gjon Shllaku kryetar dhe nenkryetare pater Giovani Fausti dhe pater Daniel Doiani, si dhe sekretar Mark Çuni. U aprovua dhe platforma e kesaj organizate, me vone do te jete dhe platforma demokristiane. U vendos qe me aleatet te mbahen lidhje miqesore e teper sekrete. Te autorizuar per kete lidhje u caktuan monsinjor Vincens Prendushi me qender ne Durres, pater Giovani Fausti ne Shkoder, dom Shtjefen Kurti dhe pater Andon Dukagjini me qender ne Tirane. Mbledhja i kushtoi kujdes te vecante krijimit dhe mbajtjes se lidhjeve te rregullta dhe sekrete me ata qe luftonin idete komuniste te clet shkelen marreveshjet e aleateve nderkombetare si dhe duhet te ndihmoheshin. U vendos qe me grupin e Llesh Marashit te mbante lidhje Mark Çuni, me pater Anton Arapin, Nike Sokolin, Gjergj Vaten e dom Alfons Trockin qe vepronin ne zonen e Dukagjinit te mbante lidhje pater Mati Prendushi e Cun Sadiku. Me grupin e Pashuk e Pal Bibe Mirakes qe vepronte ne Puke te mbante lidhje dom Mark Bici. Me grupin e Dede Shbanit te mbante lidhje pater Serifan Kodra, me ate te Jup Kazazit te lidhej dom Pjeter Tusha. Me grupin e Dede Qokut te lidhej pater Rrok Gurashi, me grupin e Gjon Marka Gjonit e te tjere te Mirdites mbante lidhje ipeshkvi i vijon ne faqen 6 Mirdites, monsinjor Frano Gjini dhe dom Ndoc Sahatcia, ndersa me grupin e Krujes te mbanin lidhje famullitaret e Milotit dhe Gallates. Me udher te arqipeshkvit te Shkodres dhe te Shqiperise, Gasper Thaci, ne muajin shkurt 1945 hartuan nje memorandum dhe ua derguan misioneve anglo amerikane ne Tirane. Ne kete memorandum tregohej gjate per veprimtarine patriotike ne malet e Shqiperise te Muharrem Bajraktarit, Jup Kazazit, Pashuk Bibes, Nike Sokolit, Llesh Marashit, Mark Gjonmarkajt, etj. Mbledhja qe riorganizoi Demokristianet Me 27 prill 1945, nen drejtimin e arqipeshkvit metropolitan monsinjor Gasper Thacit u zhvillua mbledhja per riorganizimin e Demokristianes. Udhezimet e Papes erdhen me ane te misionit francez pasi i derguari i tij nuk ishte lejuar. Ne kete mbledhje, u zgjodhen dhe drejtuesit e Demokristianes: kryetar u zgjodh monsinjor Gasper Thaci, nenkryetar pater Anton Arapi dhe monsonjor Vincens Prendushi. Ne kete mbledhje u krijua dhe Komiteti Qendror i Demokristianes. Anetare te ketij komiteti ishin: pater Gjon Shllaku, pater Giovani Fausti, pater Daniel Doiani, monsinjor Gjergj Volaj, pater Rrok Gurashi, dom Ndoc Sahatcia, dom Shtjefen Kurti, monsinjor Frano Gjini, pater Mati Prendushi, pater Mehill Miraj, pater Bernardin Palaj, pater Qeprian Nikaj, dom Zef Shestani, dom Bruno Gjecaj, dom Alfons Trocki, dom Mikel Koliqi, dom Ndre Zadeja, dom Lazer Shentoja, pater Anton Dukagjini, dom Mark Bici, pater Serifan Kodra, etj.
Cilat qene vendimet deçizive?
Ne mbledhje pas shume bisedimesh u moren keto vendime: a) te riorganizohej ne Shkoder mbi bazen e demokristianes qe kishte ekzistuar vite me pare nje parti demokristiane ku te benin pjese kleri katolik dhe besimtare me nje komitet qendror ne krye b) te formoheshin nenkomitetet demokristiane ne te gjitha nenprefekturat, dioqezat (per cdo dioqeze nje nenkomitet miks). Monsinjor Gasper Thaci theksoi se ne shtete te tjera Demokristiania ka per qellim te shpetoje vendin nga regjimet komuniste te cilat shkelen marreveshjet e aleateve te Luftes se Dyte Boterore. Per kete, duhej propaganduar shtimi i radheve te demokristianes me njerez sa me te afte. Ne kete mbledhje, u miratua edhe platforma qe ishte si ajo e organizates “Bashkimi Shqiptar”, e cila kishte parashikuar bashkimin e te gjitha forcave ne te gjithe vendin per te rivendosur pluralizmin politik ne Shqiperi. Lidhjet me anglo amerikanet dhe vendosja e vijes perendimore ne Shqiperi ishte pika kyce. Per nje pune me aktive ne ate kohe dalloheshin kuvendet e kishave te Lezhes, Mneles, Spacit, Rubikut, Currajve te Eper, Gallates, Bzhetes, Iballes, Shales, Nikajve, etj. Kishat, seminaret dhe qelate kudo ne Shkoder, Dukagjin, Puke, Mirdite, Tirane, Durres u kthyen ne qendra propagande properendimore. Institucionet klerikale kudo u bene strehe dhe nje ure lidhese midis grupeve qe veprojne ne qytet e male dhe misionit anglo amerikan ne Shqiperi. Arrestohet nenkryetari i Demokristianes Me 6 qershor 1945, ne fshatin Kir te Dukagjinit u arrestua pater Anton Arapi, nenkryetar i Demokristianes, figura me e shquar e klerit katolik shqiptar per ceshtje kombetare dhe si njeri i dhene gjithmone pas ceshtjes se memedheut. Kapja e ketij ishte nje disfate e madhe politike jo vetem per klerin por per te gjithe shqiptaret, qe humbi njerin nga kuadrot me te mire. Ne mbledhjen e 22 tetorit 1945 te komitetit qendror te Demokristianes, e cila u be ne arqipeshkevine e Shkodres u fol mbi situaten e brendshme dhe te jashtme per punen e nenkomiteteve ne gjashte dioqeza. Imzot Thaci udhezoi te pranishmit qe te plotesonin detyrat e caktuara kohe me pare, te formonin ne cdo fshat grupe me 5 10 veta qe te mbanin lidhje me nenkomitetet. Ai tha se se shpejti behen mbledhjet per nje asamble, prandaj kerkoi nga te pranishmit nese Demokristiania ne keto zgjedhje, te cilat mbahen me 2 dhjetor 1945, te paraqese apo jo kandidatet e saj. Pas diskutimeve u vendos qe ajo te mos paraqese kandidat per arsye te shkeljes se marreveshjeve nderkombetare nga Partia Komuniste si dhe formave te manipulimit qe kishin filluar te aplikoheshin ne ate kohe. Roli kryesor ne keto zgjedhje iu caktua grupit te deputeteve qe te dilnin ne zgjedhje si “fronti popullor” si opozite e Partise Komuniste (“fronti demokratik”). Ky grup, Fronti Popullor do te mbeshtetej nga organizata teknike e intelektualeve, nga demokristianja si dhe nga organizata te tjera. Do te merrte mbeshtetjen e te gjitha besimeve: katolik, mysliman, ortodoks, si dhe pjesetareve te partive: Legalitetit, Ballit Kombetar, Blloku Indipendent, etj. Platforma politike e Partise Demokristiane, 27.4.1945 Po japim platformen politike dhe programin e Partise Demokristiane e miratuar me 27 prill 1945, qe ishte: a) kunder reformave te pushtetit qe kryheshin ne ate kohe b) te lidheshin me organizaten Bashkimi Kometar te Tiranes dhe me te gjitha grupet e tjera qe luftonin per te njejten ide. c) te lidheshin me “komitetin e maleve”, kryetarin e tyre Mark Gjonmarkaj dhe anetaret e ketij komiteti: Llesh Gjonmarkaj, Pal e Pashuk Biba (Puke), Nike Sokoli (Dukagjin), Gjelosh Luli (Dukagjin), Llesh Marashi (Koplik), Dede Qoku (Lezhe), Prend Previzi (Kruje), pater Anton Arapi (Dukagjin), Jup Kazazi (Postribe), Dede Shabani (Velipoje), Xhelal Shardulli (Oblike), Muharrem Bajraktari (Lume), Gjon Dedani (Vau i Dejes), etj. d) te lidheshin me shtetet fqinje dhe ato nderkombetare. e) ishin pro prishjes se aleancave me aleatet e lindjes, te cilet shkelen marreveshjet nderkombetare f) te lidheshin me te larguarit ne Itali dhe gjetke g) te shfrytezonin pakenaqesite e popullit per reformat dhe tatimet e pushtetit h) te zhvillonin propagande ne qytete, fshatra dhe ushtri, te shtypnin trakte per fushaten e zgjedhjeve te 2 dhjetorit 1945 i) te mbanin lidhje te forta dhe sekrete me misionin anglo amerikan me qender ne Tirane dhe me Vatikanin. Regjent apostolik i Vatikanit, Frano Gjini. Ne tetor 1945, Papa i Romes pasi humbi cdo shprese per te derguar ne Shqiperi delegatin e vet apostolik prane Kishes Katolike shqiptare, vendosi te emeroje si regjent apostolik te tij ne Shqiperi nje nder kreret e demokristianes monsinjor Frano Gjini, abat peshkop i Mirdites, njeri besnik i Vatikanit. Ne pranvere 1946 kur gjithe kleriket katolike, nga arqipeshkevite deri tek seminaristet punonin me etje kunder reformave komuniste (te ardhura nga Lindja dhe shkelur marreveshjet nderkombetare per pluralizem politik) duke vene ne dipozicion per kete qellim te gjitha mjetet dhe institucionet e tyre, kishat, kuvendet, seminaret, deri tek arqipeshkevia e Shkodres dhe e Durresit. Papritur me 29 maj 1946 kryetari i Partise Demokristiane, arqipeshkvi i Shqiperise monsinjor Gasper Thaci, vdiq. Vdekja e tij la pa drejtues komitetin qendror te Demokristianes dhe Kishen Katolike. Per vdekjen e tij u njoftua Vatikani, i cili emeroi si arqipeshkev metropolitan te Shqiperise monsinjor Fran Gjinin, i cili vazhdonte njekohesisht dhe detyren e regjentit apostolik te Papes. Pak dite me vone, me 30 qershor 1946, pas vdekjes se Gasper Thacit u provokua nje mbledhje e Komitetit Qendror te Demokristianes ne te cilen arqipeshkvi i Durresit, Vincens Prendushi, komunikoi vendimin e Papes per emerimin e monsinjor Frano Gjinit si arqipeshkvi metropolitan dhe ne te njejten kohe emerimin e tij ne krye te demokristianes. Ne kete mbledhje u lexua letra qe L.B.Negrini i dergonte demokristianes ku i ngushellonte per vdekjen e kryetarit, i pergezonte per punen e kryer dhe i inkurajonte per suksese te tjera me te medha. Me kete rast dom Shtjefen Kurti, famullitar ne kishen e Tiranes informoi te pranishmit per bisedimet me funksionare te larte te misioneve anglo amerikane ne Tirane. Mesazhi: “Shqiperia, jo ne doren e komunisteve” U lexua letra e Papa Piut XII derguar Arqipeshkvit te Shkodres ku thoshte: “Shqiperia ne asnje menyre te mos lihet gjate ne duart e komunisteve shqiptare (shkelesve te marreveshjeve nderkombetare)”. Ne mbledhje, u dha urdher i prere qe te rrinin ne gatishmeri te plote ne pritje te sinjalit qe do te jepej per fillimin e sulmit mbi Shkoder, Lezhe, Mirdite, Puke, Dukagjin, Koplik, etj. Ne momentin qe do te jepej sinjali, ne kleriket dhe demokristianet se bashku me parine e vendit duke mobilizuar te gjithe njerezit do rrezonin pushtetin. Pse kjo deshtoi, s’eshte objekt i ketij shkrimi (pra sulmi u fillua pa dhene sinjalin per te perfituar lavdi personale). Si u arrestuan kreret Demokristiane? Mbas deshtimit te levizjes se 9 shtatorit, u arrestuan kreret e klerit katolik dhe pjesemarresit e Demokristianes. Midis te arrestuarve, ishte kryetari i Demokristianes dhe anetare te Komitetit Qendror te PDK se, ku shumica e tyre u pushkatua. Me 1957 Papa vendosi qe ne situaten e krijuar kundrejt vendeve socialiste nuk duhej bere lufte e hapur, por duhej te ndiqej heperhe taktika e rezistences pasive. Ne vitin 1958, dom Zef Bici dhe dom Mark Dushi u lidhen me gjeneralin italian Dominiko Bandini. Ne keto rrethana, kishte ardhur koha qe te aktivizonin me shume dhe ne menyre te organizuar klerin katolik ne Shqiperi. Pra, nga kleriket dom Zef Bici, Mark Dushi, Mark Hasi, Fran Ilia, u be bashkimi i tyre dhe ne krye u vendos dom Zef Bici. Atyre iu dhane dhe zonat e veprimit: Mark Dushi Vlore, Fier; Mark Hasi Shkoder, Lezhe; Zef Bici Tirane, Durres dhe Frano Ilia, Shtjefen Kurti dhe Anton Doci Kruje, Mirdite. Ne fund te vitit 1966 grupi i mesiperm vendosi qe te rikrijoje fshehurazi organizaten demokristiane, pas shpartallimit ne 1946 n. Ne kete organizate pervec katolikeve merrnin pjese edhe elemente te tjere kundershtare te pushtetit popullor. Vendimin e tyre keta ia parashtruan Vatikanit nga i cili kerkonin aprovimin, te cilin vazhduan ta pritnin por nuk iu erdhi deri ne diten qe u zbuluan dhe u goditen ne gjyqin e Shkodres, ne maj te vitit 1968. Si u hoqen rrobat fetare me 1967 Ne pranveren e vitit 1967 regjimi komunist vendosi qe perfaqesuesve te feve, prifterinjve e hoxhallareve t’u zhvishnin rrobat fetare. Mbreti Zog u kishte lene dore te lire ketyre njerezve te feve. Lind pyetja: Mos valle, vetem pas clirimit te Shqiperise kane vepruar kunder kombit dhe popullit shqiptar (sipas komunisteve) fete dhe besimet fetare? Viti 1967 1990 do te ngelet ne historine e Shqiperise dhe te shtetit shqiptar si shteti i vetem ne bote pa fe dhe besime.