Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin para dy ditësh, ka ngjallur një sërë reagimesh të shumta që vijnë jo vetëm nga familjarë, miq, bashkëpunëtorë të tij, por edhe nga politika dhe media, të cilët njëzërë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të saj, duke ngjallur dyshime për një vrasje me sfodn politik, pasi i ndjeri Nikulaj, ishte një aktivist i njërës prej partive politike në vend.
I ashpër ka qenë ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili përmes një reagimi ka akuzuar direkt kryeministrin e vendit si një individ të lidhur me krimin dhe që jetëgjatësinë e tij politike e ka falë bashkëpunimit me të, pasi sipas Ndocajt e gjithë struktura politike e PS, në nivel lokal dhe qendror është e marrë peng nga strukturat kriminale që operojnë në Shqipëri dhe që e përdorin këtë subjekt për interesa të errëta të tyre.
Ndocaj, teksa çmoi vlerat humane të të ndjerit Nikulaj, ka ashpërsuar tonet e tij, ku u ka kërkuar shqiptarëve që vota për kandidatët e Ramës është votë që të lidh me krimin dhe strukturat e saj, si dhe të bën bashkëfajtor të së keqes që po mban peng të ardhmen e vendit.











