Grupimi i Partisë Demokratike i drejtuar nga kryetari i komenduar Enkelejd Alibeaj ditën e sotme pritet të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.
Në orën 17:00 në “Pallatin e Sportit” Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhejt vendore.
Ndërkohë, mësohet se folësit të cilët do të mbajnë fjalën e tyre gjatë hapjes së fushatës janë 9.
Në mesin e emrave të përzgjedhur për të folur sot shohim emrin e Preç Zogajt i cili është një ndër themeluesit e Partisë Demokratike si dhe futbollisti Gentian Muça.
Enkelejd Alibeaj do të mbajë fjalën e tij i parafundit dhe më pas për mbyllje do të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës i Partisë Demokratike, Roland Bejko.
Personat që do të flasin sot:
- Melisa Manuka, studente e Universitetit te Arteve, përfaqësuese e brezit të ri dhe e së ardhmes së PD-së dhe Shqipërisë.
- Gentian Muça, simboli i ekipit të futbollit Tirona.
- Gjergj Hani, i perndjekur politik.
- Preç Zogaj, ndër themeluesit e Partisë Demokratike.
- Neli Demi, mjek psikiater, psikoterapist dhe pedagog.
- Mateo Spaho, kordinator i hartimit të programit për bashkinë 2023-2027.
- Enriketa Papa, kryesuesja e listës së këshillit bashkiak të PD.
- Enkeled Alibeaj, Kryetari ne detyrë i Partise Demokratike
- Roland Bejko, kandidati ynë për Bashkinë e Tiranës.











