Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Belind Këlliçi ka deklaruar se është dhënë me koncesnion pastrimi i sheshit “Skënderbej”.
Sipas Këlliçit, Bashkia ka dhënë një fond prej 1.3 milionë eurosh për pastrimin e sheshit ndërkohë që ka 1078 punonjës për pastrimin.
Në një dalje për mediat, Këlliçi thekson se e gjitha kjo është për të vjedhur ndërsa nënvizon se nëse me 14 Maj zgjidhet kryetar bashkie do të fokusohet tek çështjet që shqetësojnë kryeqytetin dhe jo xhepat e Veliajt.
“Është e nevojshme të kthejmë vëmendjen tek çështjet kryesore, ato që shqetësojnë kryqytetin jo ato që shqetësojnë xhepin e krybashkiaut sic janë inceneratorët apo këto tenederat që jepen me 99.9% të vlerës së fondit limit apo me kontrata të tjera që është ajo që është çmenduria më e madhe ajo që kam lexuar para dy ditësh, që është dhënë me koncension pastrimi i sheshit Skënderbej, 1.3 milionë euro. Kemi 1078 punonjës të pastrimit dhe nuk e di pse duhet të japë 1.3 milionë euro një fond për pastrimin e sheshiit ku ndërkohë ke 1078 punonjës për këtë punë. Nuk i gjen dot këto punonjës? Arsyeja është për të vjedhur”, thotë Këlliçi./











